LAJMI I FUNDIT:

Është zbuluar sekreti i anti-plakjes të Mbretëreshës dhe nuk do t’ju kushtojë asnjë cent!

Është zbuluar sekreti i anti-plakjes të Mbretëreshës dhe nuk do t’ju kushtojë asnjë cent!

Mbretëresha Elizabeth i mbush 92 vjet këtë vit, por gjithmonë vazhdon të duket rrezatuese dhe elegante.

Siç duket, Madhëria e Saj ka një truk sekret që i ndihmon të duket gjithmonë elegante, dhe fatmirësisht është diçka që mund ta aplikoni edhe ju, transmeton Telegrafi.

Eksperti i anti-plakjes ka treguar se sekreti i thjeshtë i Mbretëreshës është thjesht shmangia e diellit.

Stuart Miles ka shpjeguar strategjinë e saj, duke treguar që Mbretëresha ka lëkurë të mahnitshme për shkak se gjatë tërë jetës iu është shmangur rrezeve të diellit në fytyrën e saj.

“Edhe gjatë udhëtimeve jashtë vendit ajo ka mbajtur kapelë ose ombrellë për ta mbrojtur lëkurën nga efektet e diellit”, thotë Miles.

Veç kësaj, Mbretëresha nuk shkon as në pushime vjetore, por preferon t’i kalojë stinët e verës në Skoci.

Eksperti gjithashtu ka zbuluar se ajo nuk e tepron me ushqim dhe pije, pavarësisht pasurisë së jashtëzakonshme që posedon.

Stuart ka shtuar: “Flokët e saj, dhe tendenca për të veshur ngjyra të ndritshme, që të gjitha i shtojnë energji dhe elegancë pamjes së saj – si dhe makijazhi i saj është i butë dhe i ngrohtë. Ajo asnjëherë nuk e ka humbur sensin e saj të humorit dhe aftësinë për të buzëqeshur. Buzëqeshja e saj gjithmonë ia zbukuron fytyrën”. /Telegrafi/