Duket, se trendi i kësaj vere, paska vendosur të na divorcojë nga flokët e gjatë, për t’u lënë vendin prerjeve interesante dhe të guximshme me të cilat floku duket edhe më i shëndetshëm.

Të gjithë e ndjejmë atë nevojën për ndryshim sapo vera nis të jap një shenjë nga ardhja e saj. E aq më tepër vajzat, të cilat janë gjatë gjithë kohës në dilemë se çfarë duhet të ndryshojnë në pamjen e tyre dhe si.


Një ndër gjërat që sigurisht i kemi me më shumë merak janë flokët, pasi duam shumë ta besojmë se siç thuhet, janë gjysma e bukurisë.

Vera e këtij viti pritet të sjellë trendë të ndryshëm në rutinën e bukurisë dhe si rrjedhojë shumica e femrave do t’ia dalin ta gjejnë veten.

Stilistët e flokëve, sidomos ata të cilët punojnë me të famshmet, i nuhasin trendët e rinj të stileve të flokëve dhe disa nga stilistet më të famshme kanë shpalosur stilet më të përshtatshme për këtë sezon.

1 511

2 216

3 149

4 112

5 84

6 69

7 67

8 51

10 43

gallery 1491250270 gettyimages 631449416 master

/Telegrafi/