Matias Soule ka qenë ndër yjet më të mëdhenj këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Talenti argjentinas ka lulëzuar si i huazuar te Frosinone, duke shënuar 10 gola në Serie A dhe duke dhënë dy asistime në 28 ndeshje.


I krahasuar me Angel di Maria, 20-vjeçari shpreson të ndjekë rrugën e bashkatdhetarit të tij dhe një ditë të luajë për Real Madridin.

"Ëndrra ime është të bashkohem me Real Madridin një ditë, kjo do të ishte e pabesueshme," tha ai.

"E ardhmja ime? Unë jam duke folur me Juventusin dhe ende nuk e di se çfarë do të ndodhë".

“Nuk kisha hapësirë ​​për të luajtur atje, kështu që pranova të huazohem te Frosinnone dhe deri më tani është shumë mirë", tha Soule.

Matias Soule 1

Soule iu bashkua Juventusit si adoleshent në vitin 2020 dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë një vit më vonë, derisa që nga ajo kohë ka vetëm 13 paraqitje me Zonjën e Vjetër.

Interesim për sulmuesin e talentuar kanë shfaqur edhe skuadra si Bayern Munich, Newcastle United, Milan e PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app