Është një praktikë relativisht e zakonshme ta lëmë një gotë me ujë pranë shtratit, në rast se kemi etje gjatë natës për t’u freskuar.
Por, se a paraqet rrezik kjo për shëndetin tonë është një debat i madh.
Lidhur me këtë, ekspertja shëndetësore Kelly Johnson-Arbor tregoi një mori arsyesh se çfarë ndodh në gotën të mbushur me ujë që e lëmë tërë natën.
Mund të kontaminohet
Pa një kapak, ndotësit mund të futen në gotën tuaj me ujë. “Një gotë e hapur është e ndjeshme ndaj ndotjes nga pluhuri, mikrobet, insektet”, thotë Johnson-Arbor. “Kjo gjithashtu përfshin çdo gjë tjetër që lundron ose fluturon në ajër”.
Trupi juaj tret insektet ose “antropodët” ashtu si çdo ushqim tjetër, kështu që kjo nuk mund të dëmtojë shëndetin tuaj sa do që ju shpif kjo gjë, sipas klinikës Mayo.
Thënë kështu, hulumtimet tregojnë se kimikatet toksike mund të gjenden në pluhurin e shtëpisë dhe me kalimin e kohës, marrja e sasive të larta shoqërohet me probleme shëndetësore.
Mund të ketë shije të hidhur
Nëse keni pirë ndonjëherë një gotë me ujë që është lënë jashtë gjatë natës, mund të keni vënë re ndryshimin delikat në shije. Ka një shpjegim për këtë, thotë Johnson-Arbor.
“Kur lini një gotë ujë jashtë gjatë natës, gazrat në ajër, duke përfshirë dioksidin e karbonit, treten në ujë”, thotë ajo. “Kur dioksidi i karbonit tretet në ujë, ai shndërrohet në acid karbonik, prandaj uji i mbetur mund të ketë shije të hidhur”.
Mund të përmbajë baktere
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), goja juaj është shtëpia e rreth 700 llojeve të mikrobeve. Janë shumë baktere.
Pirja nga një gotë do të rezultojë në shpëlarje – kur lëngjet përzihen me bakteret në gojën tuaj përpara se të ktheheni në enë. Kjo është arsyeja pse Johnson-Arbor thotë se duhet të shmangni pirjen nga një gotë me ujë që është lënë jashtë gjatë natës nëse dikush tjetër e ka përdorur më parë.
“Gojët tona përmbajnë lloje të shumta bakteresh që mund të kontaminojnë shishet e ujit ose gotat nga të cilat ne pimë”, thotë ajo. “Ndërsa bakteret tona nuk kanë gjasa të shkaktojnë efekte të dëmshme nëse ripërdorim një shishe uji ose një gotë të pijshëm pasi e lëmë jashtë gjatë natës, këto mikrobe mund të jenë të dëmshme për njerëzit e tjerë dhe anasjelltas”.
Pra, sa ekziston rreziku të pimë ujin që e kemi lënë gjatë natës?
Uji që qëndron gjatë natës ndryshon kryesisht shije, por jo sigurinë e ujit. Gjërat që mund t’u duken të shpifura mund të futen në gotën tuaj, të tilla si insektet dhe pluhuri, por këto janë të padëmshme.
“Në përgjithësi, edhe pse uji mund të mos ketë shije aq të mirë nëse lihet jashtë gjatë natës, nuk ka gjasa të sëmurë dikë”, thotë Johnson-Arbor. “Përgjithësisht është e sigurt për të pirë ujë që është lënë jashtë gjatë natës për sa kohë që nuk ka ndotje të dukshme të ujit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët