Mbrëmjen e 29 tetorit, artistja e njohur, Malda Susuri, bëri debutimin e fazës së parë të projektit të saj më të ri, “Të Kam Në Mendje”.
Ky projekt ka për qëllim të adresojë çështjet e shëndetit mendor në vend, duke sjellë ndërhyrje artistike dhe edukative që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe të ulin stigmën që shpesh shoqëron temat e pikëllimit dhe humbjes.
Faza e parë e projektit përfshin publikimin e katër këngëve, secila e krijuar me dashuri dhe përkushtim për të ofruar ngushëllim dhe shpresë përmes muzikës.

Këto këngë shërbejnë si një mjet për të hapur biseda mbi ndjenjat e vështira dhe për të inkurajuar ata që ndihen të vetmuar në përballjen me sfidat e shëndetit mendor.
Mbrëmja e lançimit u shoqërua nga një atmosferë emocionuese, ku të ftuarit patën mundësinë të dëgjojnë këngët e reja dhe të përjetojnë një moment të veçantë artistik.

“Të Kam Në Mendje” është një projekt që dëshiron të nxjerrë në pah historitë e individëve që përballen me humbjen dhe pikëllimin, duke i inkurajuar ata të flasin hapur për ndjenjat e tyre.
Me këtë nismë, Malda Susuri jo vetëm që ofron muzikë, por gjithashtu krijon një hapësirë për dialog dhe mbështetje.

Ky projekt pritet të vazhdojë me faza të tjera me synimin për të arritur një audiencë sa më të gjerë dhe për të bërë një ndryshim të vërtetë në perceptimin e shëndetit mendor në shoqëri.
Malda Susuri me siguri do të vazhdojë të jetë një zë i rëndësishëm në këtë fushë, duke ofruar jo vetëm art, por edhe ngushëllim dhe shpresë për shumë njerëz.

Malda duke shpjeguar se çfarë përmban projekti tha: “Projekti “Të Kam në Mendje” i dedikohet shëndetit mendor, më saktë pikëllimit dhe humbjes. Ideja e krejt projektit është shumë e thjeshtë, është kauzë t’i tregojmë të gjithëve që është në rregull nëse ne nuk jemi në rregull, është në rregull të bisedosh rreth shëndetin mendor, është në rregull të kërkosh ndihmë profesionale se fundja krejt jemi njerëz”.
“Ideja e krejt projektit ka filluar prej një eksperience jo të mirë timen personale, ku unë e pashë që përpos që duhesh të jesh shëndetshëm në mendje, duket të punosh me veten, duhet të punosh edhe me traumat edhe në kuadër të punës që unë vendosa t’ia bëj vetes, thashë atëherë unë po e projektoj një projekt me të cilin të paktën do ta ndihmoj dikë”, tregoi Malda.
“Projekti është koxha i madh, për momentin i kemi pesë faza. Ka qenë e vështirë, ka pasur shumë takime është dashur të bëj shumë lidhje, është dashur të inkuadroj shumë njerëz. Diçka që kisha dashur të cek është se bashkëpunimet kanë qenë shumë të mira dhe këdo që e kam ftuar të jetë pjesë e projektit kanë qenë të gatshëm të më ndihmojnë”, u shpreh artistja.

Për sa i përket se nëse ajo do të jetë aktive tash e tutje, Malda u shpreh pozitive, duke thësë se ndoshta nuk mund të mbërrijë artistët që prodhojnë çdo muaj, por të jetë aktive në sistemin e saj – një këngë kohë pas kohe, por që të jetë aktive, patjetër.
Mesazhi i saj ishte: Është okay mos me qenë okay. Nëse shpesh herë nuk ndiheni mirë, nuk është fundi i botës. Shpesh kur e sugjerojmë terapistin, reagojnë njerëzit “A do të më shërojë”. Në fakt terapisti nuk të shëron, ai vetëm të orienton, por krejt varet te ti. Ti je ai që i ndihmon më së miri vetes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Martohet për herë të dytë Fero

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania