LAJMI I FUNDIT:

Është njëra prej modeleve më të kërkuara të momentit, por vuan nga një sëmundje e pashërueshme

Është njëra prej modeleve më të kërkuara të momentit, por vuan nga një sëmundje e pashërueshme

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Good Day New York, Yolanda Hadid ka folur për vështirësitë që po kalon vajza e saj, Bella Hadid, e cila është e sëmurë nga sëmundja Lyme.

Është dokumentuar më herët se Yolanda dhe dy fëmijët e saj, vajza 20-vjeçare Bella dhe djali 17 vjeçar Anwar, vuajnë nga sëmundja Lyme.

Ajo dhe dy fëmijët e saj vuajnë nga sëmundja Lyme.
Ajo dhe dy fëmijët e saj vuajnë nga sëmundja Lyme.

Dhe derisa gjendja e 52-vjeçares është përmirësuar dukshëm, vajza e saj modele me vështirësi po e lufton sëmundjen.


“Bella është duke kaluar momente jo të mira. Është vështirë të imagjinosh se kjo bukuri e shndritshme e ballinave të revistave mund të vuajë në mënyrën si vuan ajo”.

“Ajo është gjithmonë e lodhur. Mund të flejë mbi 10 orë dhe të zgjohet duke thënë: ‘Jam ende e lodhur’. Te gjeneratat më të reja vjen në formë të ankthit, rraskapitjes, dhimbje të nyjave, simptoma të ngjashme me gripin dhe ata vazhdojnë të vuajnë në këtë mënyrë”, ka treguar nëna e bukuroshes.

Vështirë të imagjinosh se kjo bukuroshe përballet me një sëmundje të tillë.
Vështirë të imagjinosh se kjo bukuroshe përballet me një sëmundje të tillë.

Derisa Bella po përjeton simptoma më të rënda, vëllai i saj e ka pasur më të lehtë t’i përballojë simptomat.

“Djali im, i cili ka qëndruar në shtëpi me mua, është shumë mirë. Mendoj se është 90 për qind i shëndoshë dhe është i vendosur që të kalojë në 100 për qind dhe po angazhohet duke bërë atë që duhet bërë”, ka shtuar Yolanda.

Sëmundja Lyme është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteret Borrelia, e cila në radhë të parë karakterizohet me një skuqje (të quajtur erythema migrans) në vendin e pickimit nga këpusha që shfaqet rreth një javë pas pickimit.

Erythema migrans, paralizë e fytyrës, ënjtje e nyjave – disa prej simptomave të sëmundjes Lyme.
Erythema migrans, paralizë e fytyrës, ënjtje e nyjave – disa prej simptomave të sëmundjes Lyme.

Simptomat tjera mund të përfshijnë: ethe, temperaturë, kokëdhimbje, lodhje, dhimbje apo ënjtje nyjash, shtangim të qafës, paralizë e fytyrës etj.

Duke qenë se këpushat e infektuara e transmetojnë sëmundjen te njerëzit, parandalimi nënkupton masat për të penguar pickimin nga këto insekte.

Antibiotikët, si doxycycline, amoxicillin e cefuroxime, përdoren për mjekimin e sëmundjes, mirëpo te shumë të infektuar zhvillohen simptomat kronike dhe sëmundja bëhet e pashërueshme, ashtu që përdoret terapi afatgjate. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari

“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari

Magazina
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me veshjen ekstreme, gjatë festës pas çmimeve ‘Grammy’

Bianca Censori provokon sërish me veshjen ekstreme, gjatë festës pas çmimeve ‘Grammy’

Magazina

"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin

Magazina
Kalo në kategori