LAJMI I FUNDIT:

“Është një dëm i pariparueshëm për futbollin”, zbulohet raporti shkatërrues i FIFA-s kundër Luis Rubiales

“Është një dëm i pariparueshëm për futbollin”, zbulohet raporti shkatërrues i FIFA-s kundër Luis Rubiales

Komiteti Disiplinor i FIFA-s, përmes një raporti të krijuar në bazë të asaj që ndodhi gjatë finales së Kupës së Botës për femra, pohon se Luis Rubiales i ka shkaktuar “dëm të pariparueshëm botës së futbollit” me këtë precedent.

Më tej, organi më i lartë i futbollit thekson se ish-presidenti i RFEF-it “ka dëmtuar shumë imazhin, reputacionin dhe integritetin e futbollit”.

Gazeta El Mundo ka pasur qasje në këtë dokument, i përdorur për të pezulluar ish-presidentin nga posti i presidencës së Federatën Spanjolle te Futbollit (RFEF).


Pamjet e reja hedhin poshtë pretendimin e Luis Rubiales për puthjen ndaj Jenni Hermoso
Lexo po ashtu Pamjet e reja hedhin poshtë pretendimin e Luis Rubiales për puthjen ndaj Jenni Hermoso

Në këtë dokument, institucioni i kryesuar nga Gianni Infantino e konsideron të dënueshme edhe puthjen pa konsens me Jenni Hermoso dhe prekjen e organeve gjenitale të kryera në zonën presidenciale, përballë, mes personaliteteve të tjera, Dona Letizia dhe Princeshës Sofia.

Për FIFA-n është e pa tolerueshme “të ketë bërë presion ndaj lojtares dhe rrethit të saj për të dëshmuar në favor të saj” , pasi shpërtheu skandali pas zbarkimit të futbollistëve.

Për të gjitha këto arsye, FIFA e konsideron shumë të rëndësishme për të ardhmen që Rubiales të mos mund të ushtrojë më “pozitën mbizotëruese si president ndaj Hermosos dhe lojtarëve të tjerë si dhe ndaj punonjësve të RFEF-it”, fakt që është konfirmuar në disa raste si p.sh. në kërcënimin e Jenni Hermosos “me masa ligjore thjesht sepse ajo shprehu mendimin e saj për atë që ndodhi”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori