Shumë njerëz mendojnë se ngjyra e mykut tregon shkallën e rrezikut të tij dhe se myku i zi është më i rrezikshmi. Por duket se kanë gabuar…
Me siguri e keni vënë re tashmë se ka myk në enë, mure, apo në sipërfaqe të tjera me ngjyra të ndryshme. Nga e bardha, e verdha, jeshile, gri, rozë, të zezë.
Shumë njerëz mendojnë se edhe ngjyra e mykut tregon “toksicitetin” e tij dhe besojnë se myku i zi është më i rrezikshmi. Por nuk është kështu.
Ngjyra e mykut nuk është një tregues i besueshëm i rrezikut të tij
Ngjyra e mykut nuk tregon se sa i rrezikshëm është. I njëjti lloj myku mund të shfaqet me ngjyra të ndryshme. Myku mund të ndryshojë ngjyrën në varësi të kushteve mjedisore, të tilla si lagështia, temperatura dhe lloji i materialit në të cilin shfaqet. Kjo do të thotë se i njëjti lloj myku mund të duket i gjelbër në një mjedis, por i zi ose i bardhë në një mjedis tjetër, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e mykut gjithashtu nuk tregon nëse prodhon toksina apo substanca të dëmshme për shëndetin. Disa lloje myku prodhojnë toksina të dëmshme, por këto nuk janë domosdo të lidhura me ngjyrën e mykut. Për shembull, myku i zi (Stachibotris chartarum) është i njohur për mykotoksinat e tij, por ka lloje të tjera myku të zinj që nuk janë aq të rrezikshëm.
Edhe nëse një lloj i caktuar myku normalisht prodhon toksina, ai mund të mos i çlirojë ato nëse kushtet nuk janë optimale (shumë pak lagështi ose lëndë ushqyese). Në të kundërt, myku i padëmshëm mund të bëhet i rrezikshëm në kushte të caktuara.
Ngjyra e mykut varet gjithashtu nga drita, mosha e kolonisë ose prania e mikroorganizmave të tjerë. Kjo është arsyeja pse i njëjti lloj myku mund të shfaqet në nuanca të ndryshme në sipërfaqe të ndryshme.
Sasia e mykut është më e rëndësishme se ngjyra. Një sasi e vogël zakonisht nuk shkakton probleme serioze, pavarësisht nga ngjyra. Problemi lind kur myku përhapet dhe fillon të lëshojë sasi të mëdha sporesh në ajër, të cilat mund të çojnë në reaksione alergjike dhe probleme të frymëmarrjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi; Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk pini ujë mjaftueshëm

Kur kirurgët e dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar, ata qepin më shpejt dhe më mirë

Depresioni nuk ka gjithmonë fytyrë të trishtuar – këto katër shenja të heshtura mos i injoro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat