A është kjo huqja më e madhe që keni parë? Rashford bën një gabim trashanik

Marcus Rashford është bërë objekt kritikash pasi humbi një rast të pabesueshëm për Barcelonën, me tifozët që tashmë e kanë cilësuar si ‘gafën më të madhe të sezonit’.
Sulmuesi iu bashkua kampionëve të La Ligas këtë verë në formë huazimi nga Manchester United, me opsion blerjeje.
27-vjeçari u përfshi në formacionin titullar për përballjen ndaj skuadrës italiane Como, në ndeshjen e fundit miqësore të parasezonit për katalanasit.
Kur rezultati ishte 4-0 në favor të Barcelonës, Rashford krijoi një rast të artë për të shënuar.
Ai e kaloi portierin Jean Butez dhe kishte portën bosh përpara vetes, por e humbi shansin në mënyrë dramatike duke gjuajtur jashtë.
Ish-sulmuesi i Anglisë u pa i tronditur nga gabimi, teksa reagoi duke vendosur duart mbi kokë nga zhgënjimi./Telegrafi/




















































