HERITAGE SPACE fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë me idetë e tyre kreative, përmes të cilave do të ruajnë, promovojnë dhe rijetësojnë trashëgiminë kulturore.
Kjo platformë do të ofrojë përsëri hapësirë për të gjithë njerëzit kreativ që të përdorin trashëgiminë kulturore si një burim frymëzimi për të zhvilluar produkte të reja, duke përdorur mediume dhe disiplina dhe fusha të ndryshme të industrisë kreative. Heritage space do të mundësojë që trashëgimia kulturore të lidhet me njerëzit dhe të bëhet pjesë e jetës së tyre bashkëkohore, si dhe të mbetet si një burim i pazëvendësueshëm për zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik në Kosovë.
Edicioni i këtij viti synon të prezantojë projekte që përdorin trashëgiminë si një burim të pashterrshëm frymëzimi për një shoqëri më të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke promovuar identitetin tonë kolektiv.
Projekti Heritage Space këtë rradhë zbatohet nga CHwB Kosova. Veprimtaria e projektit financohet bashkërisht me projektin “Dialogu Ndër-komunitar përmes Ruajtjes Gjithpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore” implementuar nga UNDP dhe financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe Qeverisë Suedeze.
Edicioni i këtij viti do të mbështesë idetë që ndërthurin trashëgiminë kulturore me:
-Rrëfim dhe Interpretim
-Artizanate
-Trashëgiminë dixhitale
Heritage Space ka përzgjedhur katër mentorë të cilët do të përcjellin zhvillimin e projekeve fituese. Ata janë Veton Nurkollari, Erëmirë Krasniqi, Sali Shoshi dhe Leart Zogiani.
Afati i fundit për aplikim do të jetë data 31 Maj 2019
Përgjatë tre viteve të projektit, platforma Heritage Space është implementuar dhe ka përkrahur 21 njerëz kreativ nga fusha të ndryshme derisa ata përdornin shkëndijat e tyre për të hedhur dritë të re mbi krijimet e së kaluarës. Punët janë krijuar përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme të teknologjisë, modës, muzikës, tregimeve, videos dhe revitalizimit, duke ofruar mundësi që trashëgimia kulturore të shikohet përmes një qasjeje të re dhe bashkëkohore. Kjo platformë u mundëson krijuesve të fushave të ndryshme kreative të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e veprave të reja përmes së cilave trashëgimia kulturore do t’i kapërcejë kufijtë e kohës në mënyrë që të ri-zbulohet, promovohet dhe ri-jetësohet. Heritage Space konsideron se manifestimet kreative të së kaluarës, qofshin ato të prekshme apo të paprekshme, mund të shërbejnë si bazë për identitet dhe kohezion shoqëror dhe të jenë burime të pashtershme frymëzimi për krijime të reja njëkohësisht, duke e mundësuar një shoqëri më të hapur dhe më gjithëpërfshirëse. Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë, duke e ngritur atë në statusin e një fontane të pazëvendësueshme për zhvillim ekonomik social dhe kulturor në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët