Disa njerëz e pinë kafenë e tyre në mëngjes të ftohtë, disa të tjerë preferojnë një pije me akull…Ne nuk e dimë në cilën kategori futeni ju, ama jemi të sigurt se pa një filxhan të madh kafeje me akull disa nuk mund të nisin ditën
Pavarësisht faktit nëse ju vetë jeni një përtypës i rregullt i akullit, ka të ngjarë që të jeni dëshmitar të dikujt që ha kube akulli gjatë gjithë ditës. Sidomos, tani në verë!
Ky mund të jetë një zakon i mbetur nga fëmijëria, por edhe një shenjë stresi, sido që të jetë, ju do ta merrni tani përgjigjen nëse është normale të hash akull apo jo?!
Në përgjithësi, konsumi i akullit është gjë e mirë dhe mund të jetë hidratues kur shkrihet, por akti i përtypjes së copëzave të ngrira mund të shkaktojë dëme në dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve.
Ne u këshilluam me dentistin Kevin Sands dhe Stéphanie dhe Richard Palacci, themeluesit e markës së kujdesit oral Lebon, për të mësuar më shumë rreth asaj se si mund të ndikojë kjo në shëndetin tuaj.
Çfarë zbuluam? Në të vërtetë mund të ketë një arsye themelore pse e bëni atë. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar se çfarë duhet të dini përpara se të hani sërish kube akulli.
Shkaqet dhe efektet e akullit të përtypur
Pagofagia, ose dëshira për të përtypur akull, është një fenomen relativisht i zakonshëm, por jo i shpeshtë!
“Përtypja dhe shtypja e akullit është me të vërtetë diçka negative për dhëmbët tuaj. Mund të dëmtojë smaltin me kalimin e kohës apo edhe të thyejë ndonjë dhëmb. Dhe jo për të qenë bartësi i lajmeve të këqija, por një dhëmb i plasaritur mund të dojë një këllëf, një mbushje, apo edhe një kanal rrënjësor që të fiksohet. Dhe të paktën, një smalt i dëmtuar mund të rrisë ndjeshmërinë tuaj ndaj temperaturës së ftohtë të akullit. Me fjalë të tjera, përtypja e kubeve të ngrira mund të mos jetë më diçka qetësuese”, thotë Sands.
Ajo që mund të jetë një shqetësim më i madh është se malli potencialisht mund të tregojë faktorë më të mëdhenj se pagofagia. Për shembull, kjo ngrënie e zakonshme e akullit mund të jetë një shenjë stresi, sipas Klinikës Mayo. Dhe sipas disa studimeve, mungesa e hekurit mund të kontribuojë në dëshirën për të përtypur akull.
Në fakt, sipas një studimi tjetër, nëse keni anemi me mungesë hekuri, mund të zbuloni se akti i përtypjes së akullit ndihmon për të rritur përqendrimin tuaj, çka mund të jetë arsyeja pse ju mund të ndiheni sikur nuk mund të funksiononi ose të përqendroheni pa një filxhan akulli, shkruan Class.
E gjithë kjo bëhet për të treguar që ka një larmi faktorësh që mund të kontribuojnë në dëshirën për të ngrënë akull. Pra, ndërsa akti i konsumimit të akullit nuk është i dëmshëm në vetvete, konsultohuni me mjekun tuaj për të parë nëse duhet të merrni hekur ose të mësoni më shumë rreth asaj që mund t’ju çojë në gjetjen e burimit të pagofagisë tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova