Është djegur vendkalimi kufitar Zllatarevë me Bullgarinë (Video)

Zjarri i djeshëm që shpërtheu në vendkalimin kufitar Novosellë - Zllatarevë ka djegur tërësisht ndërtesën administrative të palës bullgare.
Autoritetet në Maqedoni informojnë se komunikacioni për makinat ngarkuese është ndaluar, ndërsa lëshohen vetëm makinat e udhëtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Automjetet transportuese orientohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stanke Lisiçko – Dellçevë.
Edhe shërbimet doganore bullgare edhe maqedonase apelojnë që qytetarët të evitojnë këtë vendkalim për udhëtim dhe të drejtohen në vendkalimet tjera kufitare./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































