LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në SHBA, Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve

Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.

Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 190, kundrejt demokratëve që kanë marrë 154.


Por, gara për Senatin amerikan është më e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe.

Mos harroni, këto nuk janë zgjedhje për një president të ri të SHBA-së – por janë për Kongresin, i cili përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Telegrafi do të vazhdojë t’ju sjell informata edhe rreth rezultateve të mundshme nga këto zgjedhje. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "11-10-2022 14:24:56" ["time"]=> string(16) "10/11/2022 14:24" ["update"]=> bool(false) } 10/11/2022 14:24

Kandidati demokrat ndërroi jetë muajin e kaluar, e në zgjedhje fitoi me 86 për qind – ngjarja e pazakontë në Pensilvani

Demokrati Tony DeLuca, 85-vjeç, ndërroi jetë më 9 nëntor tetor nga limfoma, e atëherë ishte shumë vonë për ndryshimin e fletëvotimeve.

DeLuca përfaqësoi distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh për 20 vjet, transmeton Telegrafi.


Ligjvënësi i Pensilvanisë u rizgjodh me shumicë të martën, sipas shifrave të përkohshme të publikuara nga mediat lokale, edhe pse ai vdiq muajin e kaluar pas një rikthimi të kancerit.

Demokrati Tony DeLuca, ndërroi jetë më 9 tetor në moshën 85-vjeçare nga limfoma, dhe ishte tepër vonë që të ndryshohen fletëvotimet.

Përfaqësuesi lokal, i cili për 20 vjet ka përfaqësuar distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh, në dhomën e ulët të shtetit, u rizgjodh me 86 për qind të votave, pasi u numëruan 98 për qind e votave.

E pas një vendimi të tillë të votuesve, zgjedhjet duhet të përsëriten.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Tony DeLuca, por edhe krenarë që votuesit treguan besimin e tyre ndaj tij dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave demokratike me rizgjedhjen e tij pas vdekjes”, njoftoi kryesia e Partisë Demokratike në Pensilvani. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-10-2022 12:54:31" ["time"]=> string(16) "10/11/2022 12:54" ["update"]=> bool(false) } 10/11/2022 12:54

Zgjedhjet në SHBA, çfarë dihet deri më tani?

Zgjedhjet në SHBA sa i përket mesmandatit po konsiderohen si garë e nxehtë, kjo pasi që kontrolli për Senatin konsiderohet ende një lëkundje dhe garat kryesore mbeten të pazbuluara, e në betejën për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët kanë siguruar 217 vende në krahasim me 184 që kanë shkuar për demokratët.

Me 391 nga 435 gara të thirrura, republikanët kanë fituar gjashtë vende, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për t’i vendosur ata në kursin e shumicës më të vogël, transmeton Telegrafi.


Çfarë dihet deri më tani për zgjedhjet në SHBA:

Gara e ashpër midis senatorit aktual demokrat të Gjeorgjisë Raphael Warnock dhe sfiduesit të tij republikan Herschel Walker, kaloi në balotazh.

Warnock kryeson ngushtë Walker, por asnjëri nga kandidatët nuk do ka qen në gjendje të kalojë pragun prej 50 për qind të nevojshëm për të fituar menjëherë pas mbylljes së votimit të martën dhe të shmanget balotazhi i 6 dhjetorit.

Në Nevada që nga mesdita e së mërkurës, me rreth 77% të votave të numëruara, kryetarja demokrate Catherine Cortez Masto ishte pas rivalit të saj republikan Adam Laxalt, 47.2% ndaj 49.9%.

Të dy kandidatët kanë kërkuar durim ndërsa banorët presin të dëgjojnë rezultatin e garës dhe disa zgjedhje të tjera të ngushta, të cilat mund të zgjasin ditë të tëra.

Demokrat i Arizonës, Mark Kelly, ishte përpara kundërshtarit të tij republikan, Blake Masters, me 51.4% ndaj 46.4%, me 45% të votave të numëruara.

Demokratët duhet të fitojnë dy nga ato vende të Senatit për të ruajtur kontrollin e Senatit, me një ndarje 50-50 për senatorët dhe zëvendëspresidentja që ka votën vendimtare. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-10-2022 11:25:08" ["time"]=> string(16) "10/11/2022 11:25" ["update"]=> bool(false) } 10/11/2022 11:25

Garë e pasigurt për Senatin e SHBA: Gjeorgjia po zhvillon balotazhin e zgjedhjeve më 6 dhjetor

Pasi u bë e ditur se rezultat e zgjedhjeve për Senatin amerikan do të varen nga tre shtete federale, përkatësisht Nevada, Arizona dhe Georgia, është bërë e ditur se raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në shtetin e fundit të lartpërmendur.

Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger, tha se gara për Senatin amerikan në Gjeorgji është ende e ngushtë, dhe se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, pas numërimit të 99 për qind të votave, transmeton Telegrafi.


Për shkak të kësaj, u vendos se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 6 dhjetor.

Në këtë shtet federal, gara për Senatin është mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock.

Për këtë vendim ka folur edhe Raphael Warnock, i cili ka konfirmuar organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Shkojmë në raundin e dytë në Georgia. Ta bëjmë sërish këtë”, shtoi Warnock. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-10-2022 10:13:32" ["time"]=> string(16) "10/11/2022 10:13" ["update"]=> bool(false) } 10/11/2022 10:13

Biden: Është parashikuar valë e madhe e kuqe, por nuk ndodhi kështu

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti fjalimin e pas mbajtjes së zgjedhjeve, duke iu referuar rezultatit të Partisë Demokratike, si dhe ndryshimeve të mundshme që mund të përjetojë Kongresi në SHBA.

“Dje kishim zgjedhje. Ishte një ditë e mirë për demokracinë dhe një ditë e mirë për Amerikën. Demokracia u testua dje, por dje u konfirmua se demokracia është ajo që jemi. Ne nuk i dimë ende të gjitha rezultatet. Megjithatë, e dimë se ishte parashikuar një valë e madhe e kuqe, por ajo nuk ndodhi. Disa kandidatë të mirë nga demokratët nuk fituan mandatin, por Partia Demokratike pati një rezultat të përgjithshëm shumë të mirë”, tha Biden, transmeton Telegrafi.


Ai tha gjithashtu tha se ka pasur një bisedë me Maxwell Frost, 25-vjeç), zyrtarin më të mirë që do të jetë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

“Votuesit kanë dërguar një mesazh se duan të ruajnë demokracinë dhe të drejtën e votës. Dua të falënderoj veçanërisht të rinjtë që dolën të votojnë në numra historikë. Unë fola mbrëmë me Maxwell Frost dhe i thashë se jam zgjedhur në moshën 29-vjeçare dhe nuk dyshojë se do të ketë një karrierë të madhe përpara tij në Dhomën e Përfaqësuesve”, shtoi presidenti amerikan.

Pas kësaj, ai pati një mesazh për Republikanët.

“Pavarësisht se cili është rezultati përfundimtar, unë jam gati të punoj me republikanët. Në politikën e jashtme, pres që ne të vazhdojmë rezistencën tonë të përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë. Pas samitit të G20, unë do të ftoj përfaqësuesit e të dyja palëve në një takim për të rënë dakord për punën dhe qasjen e mëtejshme”, tha ndër tjera Biden. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-10-2022 08:23:07" ["time"]=> string(16) "10/11/2022 08:23" ["update"]=> bool(false) } 10/11/2022 08:23

Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit varet nga disa gara të ngushta që sfiduan pritshmëritë për një fitore të madhe të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe drejtimi i Presidentit Joe Biden.

Partia që fiton në Nevada dhe Arizona, ku garat janë shumë të ngushta, mund të sigurojë shumicën në Senat. Por egziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vite, kontrolli i Senatit të përcaktohet nga balotazhi në Xhorxhia mes Senatorit Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker.


Kur flitet për Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën shumë vende në shtetet si Virxhinia, Penslivania, Kansasi ndërsa ende nuk janë shpallur disa fitues në Nju Jork dhe Kaliforni.

Nga ana tjetër, republikanët shënuan disa fitore të rëndësishme në përpjekjen e tyre për të siguruar 218 vendet e nevojshme për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një fitore veçanërisht simbolike, republikanët mundën shefin e fushatës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Sean Patrick Maloney të Nju Jorkut.

Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së programit të Presidentit Biden dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa vendi përballet me një shkallë të lartë inflacioni.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 23:33:56" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 23:33" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 23:33

Disa shtete kanë numëruar pothuajse të gjitha votat e tyre – ndërsa të tjerat mund të mos mbarojnë për disa ditë

Punonjësit e zgjedhjeve po grumbullojnë fletëvotimet në shtetet kyçe që do të përcaktojnë balancën e pushtetit.

Për shkak të ligjeve të ndryshme, disa shtete kanë numëruar pothuajse të gjitha votat e tyre – ndërsa të tjerat mund të mos mbarojnë për disa ditë.


Edhe para mbylljes së votimeve të martën, ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij po përhapnin pretendime për mashtrim të votuesve.

Megjithatë, zyrtarët zgjedhorë nga bregu në breg raportuan pak probleme në qendrat e votimit të martën, duke thënë se zgjedhjet shkuan pa probleme përtej problemeve të izoluara dhe kryesisht të vogla, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dhe siç shkruan ky medium, votat janë hedhur – tani vjen gara për të përfunduar numërimin – dhe “përplasjet” e mundshme ligjore.

Ndërkohë presidenti Joe Biden, në komentet e tij të para publike mbi rezultatin e zgjedhjeve afatmesme, tha se votuesit e kishin të qartë se janë ende të frustruar me inflacionin rekord, krimin dhe çështje të tjera.

“E kuptoj”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Biden, Partia Demokratike e të cilit arriti të shmangë humbje të konsiderueshme, deklaroi të mërkurën se votimi i së martës ishte një “ditë e mirë për demokracinë”.

“Demokracia është testuar vitet e fundit, por me votat e tyre, populli amerikan ka folur”, tha ai.

Duke folur për mundësinë që republikanët të fitojnë një shumicë në njërën nga dy dhomat e Kongresit të SHBA, Biden tha se ishte “i hapur ndaj çdo ideje të mirë” dhe ishte “i gatshëm të bëjë kompromis me republikanët nëse ka kuptim”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 22:59:14" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 22:59" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 22:59

Biden konfirmon se ka në plan të kandidojë përsëri

Joe Biden ka përsëritur planet e tij për të kandiduar për një mandat të dytë si president.

Ai thotë se ka qenë gjithmonë qëllimi i tij që të kandidojë sërish, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve afatmesme në SHBA, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, nuk është vendosur ende, pasi zoti Biden thotë se ai është një “respektues i madh i fatit dhe ky është në fund të fundit një vendim familjar”.

Biden thotë se shpreson se mund të “largohet” me gruan e tij Jill midis Krishtlindjeve dhe Ditës së Falënderimeve dhe do të marrë një vendim deri në “fillim të vitit të ardhshëm”.

Deklarata e tij vjen në kohën kur amerikanët janë në pritje të rezultateve për zgjedhjet afatmesme në SHBA. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 22:39:07" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 22:39" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 22:39

Biden: Rezultatet tregojnë se demokratët kanë pasur një natë të fortë

Joe Biden thotë se rezultatet e zgjedhjeve afatmesme të SHBA-së tregojnë se demokratët kanë pasur një natë të fortë.

“Populli amerikan ka folur dhe ka dëshmuar edhe një herë se Demokracia është ajo që jemi”, thotë Biden.


Partia e tij, thotë ai, humbi më pak vende në Dhomën e Përfaqësuesve se sa pritej, mesatarisht, për partinë e një presidenti në detyrë.

Më pas Biden thekson punën e tij të deritanishme për rimëkëmbjen gjatë pandemisë, rindërtimin e infrastrukturës në Amerikë dhe trajtimin e inflacionit.

“Ne sapo kemi filluar”, thotë ai.

Ai thotë se do të vazhdojë të punojë në të gjithë rrafshin politik për të ofruar më shumë për popullin amerikan. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 21:52:50" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 21:52" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 21:52

Trump shpall ‘fitore shumë të madhe’ pavarësisht zhgënjimeve

Ka një reagim të ri nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë javëve të fundit ai ka qenë në turne në vend duke mbështetur kandidatë të ndryshëm – disa prej të cilëve humbën garat e tyre.


Trump mbështeti zyrtarisht 174 nga 430 kandidatët.

Duke postuar nga platforma e tij e mediave sociale, truthsocial, ai shkroi:

“Ndërsa në disa mënyra zgjedhjet e djeshme ishin disi zhgënjyese, nga këndvështrimi im personal ishte një fitore shumë e madhe – 219 fitore dhe 16 humbje në përgjithësi – Kush ka bërë ndonjëherë më mirë se kaq?”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 20:35:14" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 20:35" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 20:35

Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

Senatori republikan Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e zotit Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.

Fitorja për zotin Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj presidentit Joe Biden.


“Votat janë të qarta”, tha zoti Johnson në një deklaratë. “Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”.

Zoti Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.

“Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet”, tha zëdhënësja e fushatës së zotit Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën.

“Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre”.

Zoti Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi zotin Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.

“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha zoti Johnson.

Gara ishte një nga disa gara të ashpra të Senatit në të gjithë vendin, që mund të përcaktojnë se cila parti mban kontrollin e Senatit. /voa/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 20:02:16" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 20:02" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 20:02

Nevada mund të mos ketë rezultate të garës për Senatin deri në fundjavë

Gazetari politik për një kohë të gjatë në Nevada, Jon Ralston i The Nevada Independent tha sot se mund të duhet deri në fundjavë që të shpallen garat e shtetit.

“Ligji i shtetit thotë se ata duhet të numërojnë çdo fletë votimi me postë që ka ardhur që është vulosur në ditën e zgjedhjeve ose më parë deri të shtunën në orën 17:00”, tha ai në MSNBC.


Dhe për shkak se e premtja është një festë federale, Dita e Veteranëve, rezultatet përfundimtare mund të mos jenë deri të shtunën, tha Ralston.

Senatorja demokrate Catherine Cortez Masto është përfshirë në një garë shumë të ngushtë për rizgjedhje me sfiduesin republikan Adam Laxalt. NBC News nuk ka parashikuar ende një fitues.

Një mori garash të tjera në Nevada – duke përfshirë për guvernator, prokurorin e përgjithshëm dhe sekretarin e shtetit – mbeten shumë herët për t’u ditur, sipas parashikimeve të NBC News. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 19:10:56" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 19:10" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 19:10

Gjeorgjia do të ketë zgjedhje të tjera në dhjetor?

Gjeorgjia do të shkojë në balotazh, raportojnë CNN dhe NBC.

Gara për Senatin në Gjeorgji është ende e ngushtë mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock – Walker ka mbi 48% të votave, ndërsa Warnock ka 49%.


Asnjë nga dy kandidatët nuk ka siguruar më shumë se 50% të votave, që do të thotë se duhet të mbahen zgjedhje të tjera sipas ligjeve të Gjeorgjisë.

Sekretari i Shtetit i Gjeorgjisë, Brad Raffensperger nuk ka konfirmuar ende një balotazh zgjedhjesh, megjithëse ai la të kuptohet se do të jetë e mundshme.

Zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen më 6 dhjetor. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 18:45:15" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 18:45" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 18:45

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA?

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA?

Zëri i Amerikës njofton se, rezultatet ishin të përziera ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.


Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 17:37:26" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 17:37" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 17:37

Kandidatët që po bëjnë histori

Rezultatet e parashikuara për zgjedhjet afatmesme në SHBA vazhdojnë të shfaqen, dhe ndërsa të gjitha fitoret janë të veçanta, disa bëjnë histori.

Këtu janë disa nga kandidatët që ndryshojnë “librat e rekordeve”.


Demokrati Maxwell Frost, 25 vjeç, parashikohet të fitojë në Distriktin e 10-të të Kongresit të Floridës. I lindur në 1997, ai është anëtari i parë i Gjeneratës Z i zgjedhur për të shërbyer në Kongresin Amerikan.

Kandidatja republikane Katie Britt, 40 vjeçe, do të zgjidhet si gruaja e parë e Alabamës që do të shërbejë në Senatin e SHBA-së, sipas parashikimeve nga partneri amerikan i BBC-së, CBS News.

Demokrati Wes Moore, 44 vjeç, ka bërë gjithashtu histori si guvernatori i parë me ngjyrë në Maryland. Ai është vetëm guvernatori i tretë me ngjyrë i zgjedhur në historinë 246-vjeçare të vendit, së bashku me Deval Patrick nga Massachusetts dhe Douglas Wilder nga Virxhinia.

Demokratja Maura Healey, 51 vjeçE, fituesja e parashikuar e garës për guvernator të Massachusetts, është lezbikeja e parë që zgjidhet guvernator.

Demokrati James Roesener, 26 vjeç, parashikohet të bëhet burri i parë transgjinor që do të zgjidhet në çdo legjislaturë shtetërore në historinë e SHBA-së. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 16:26:58" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 16:26" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 16:26

Beteja për kontrollin e Senatit ‘zbret’ në gara tepër të ngushta në katër shtete

Beteja për kontrollin e Senatit të SHBA-së “zbret” në katër gara tepër të ngushta në Arizona, Georgia, Nevada dhe Wisconsin.

Hidhni një sy se ku qëndrojnë gjërat në secilin shtet.


array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 15:44:07" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 15:44" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 15:44

Votuesit në shtetin konservator amerikan mbështetën mbrojtjen e të drejtave të abortit

Shteti amerikan i Kentakit, ka hedhur poshtë një amendament kushtetues që do të fshinte të drejtat e abortit nga kushtetuta e shtetit.

Kështu vendosën votuesit e këtij shteti konservator federal, duke i thënë “jo” një ndryshimi të tillë kushtetues, transmeton Telegrafi.


“Votuesit e Kentakit e kanë bërë të qartë: nuk do të tërhiqemi kur politikanët përpiqen të kërkojnë të drejtën tonë për të kontrolluar trupat tanë dhe të ardhmen tonë”, tha Tamara Wieder nga Planned Parenthood.

Kjo është një fitore e madhe për aktivistët pro-zgjedhjes në shtetin tejet konservator, dhe pason një varg fitoresh në referendumet e tjera shtetërore për këtë çështje.

Më herët edhe Vermonti, Miçigani dhe Kalifornia shkruan të drejtat e abortit në kushtetutat e tyre.

Megjithatë, në Kentucky rezultati i pritur nuk do të shkatërrojë ligjin aktual në këtë shtet, i cili pothuajse plotësisht ndalon abortin. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 15:04:56" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 15:04" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 15:04

Ja si qëndrojnë gjërat tani në shtetet kyçe për Senatin

Beteja midis demokratëve dhe republikanëve për kontrollin e Senatit të SHBA, do të zbresë në disa gara të ngushta që mund të luhaten në drejtimin e secilës palë.

Aktualisht, sipas rezultateve, demokratët mbajnë 48 vende dhe republikanët 47, transmeton Telegrafi.


Demokratët duhet të arrijnë në 50 për të mbajtur kontrollin e Dhomës, ndërsa republikanët kanë nevojë për 51 – kjo sepse kur është 50-50, zëvendëspresidentja Kamala Harris jep votën vendimtare për demokratët.

Akoma nuk dihet fituesi dhe rezultati është i ngushtë në Arizona, Georgia, Nevada dhe Wisconsin. Alaska gjithashtu nuk ka fitues, por ky dy përfaqësues republikanë që konkurrojnë.

Ja si qëndrojnë tani gjërat:

Gara e Arizonës po anon drejt senatorit demokrat në detyrë Mark Kelly, me 93 për qind të votave të numëruara nga qendrat e votimit.

Në Nevada, republikani Adam Laxalt kryeson para demokrates Catherine Cortez Masto, por shumë vota mbeten ende për t’u numëruar.

Në Wisconsin, rezultati është shumë i ngushtë për të vendosur një fitues, por republikani Ron Johnson ka një epërsi të lehtë kundër demokratit Mandela Barnes.

Pra, me rezultatet kaq të ngushta, të gjithë sytë do të kthehen sërish nga Gjeorgjia.

Aktualisht, duket se asnjë kandidat nuk do të kalojë pragun e 50 përqindëshit të nevojshëm për të fituar, që do të thotë se senatori Raphael Warnock dhe kundërshtari i tij republikan, Herschel Walker, ka të ngjarë të shkojnë në balotazh.

Këto zgjedhje do të mbahen në fillim të dhjetorit. Pra, nëse as republikanët dhe as demokratët nuk mund të marrin shumicën, Gjeorgjia do të jetë çështja numër një e të gjithëve për katër javët e ardhshme. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 14:27:34" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 14:27" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 14:27

Trump: Nëse fitojnë nga partia ime, meritori jam unë – nëse humbin nuk do të duhej të më fajësonin mua

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 13:32:55" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 13:32" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 13:32

Zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA, një nga daljet më të mëdha të votuese në më shumë se 50 vjet

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin dhe Senatin amerikan, ishte e dyta më e larta në më shumë se 50 vjet, por më e ulët se në vitin 2018.

Më pak se 50 për qind e votuesve me të drejtë vote, dolën më 8 nëntor për të vendosur se kush do të jetë në Kongres dhe Senat, transmeton Telegrafi.


Të dhënat e përpiluara nga Projekti i Zgjedhjeve në SHBA datojnë që nga viti 1902, por popullsia me të drejtë vota ka ndryshuar ndjeshëm që atëherë.

Më 4 qershor 1919, Kongresi u garantoi grave amerikane të drejtën e votës. Dhe afrikano-amerikaneve në të gjithë SHBA-në u garantohej e drejta e votës që nga viti 1965 e tutje.

Ky ishte rezultati i Aktit të të Drejtave të Votimit të vitit 1965, një nga pjesët më domethënëse të legjislacionit të miratuar ndonjëherë nga Kongresi në vazhdën e lëvizjes për të drejtat civile të viteve 50-të dhe 60-ta. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-09-2022 13:06:13" ["time"]=> string(16) "09/11/2022 13:06" ["update"]=> bool(false) } 09/11/2022 13:06

Sarah Palin kërkon kthimin në Dhomën e Përfaqësuesve në Alaskë

Edhe beteja në Alaskë, nuk është vendosur ende. Kandidatja demokrate Mary Peltola po kërkon rizgjedhjen në Dhomën e Përfaqësuesve, kurse kundërshtarja e saj është ish-guvernatorja republikane Sarah Palin.

Palin, ish-kandidate për nënpresidente, humbi me disa pikë nga Peltola në zgjedhjet speciale për Dhomën e Përfaqësuesve në gusht, pas vdekjes së deputetit republikan Don Young, në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.


Palin, e cila mbështetet nga Trump, tani po kërkon t’ia kthejë vendin republikanëve në një revansh kundër Peltola, që do ta vendoste atë në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 2023 e tutje nëse fiton.

Gjithashtu ekziston një garë e ngushtë për një vend në Senat midis dy kandidatëve republikanë. Senatorja Lisa Murkowski, e cila votoi për gjykimin e ish-presidentit Donald Trump në procesin e parë dhe të dytë gjyqësor, po kërkon të rizgjidhet.

Ajo po garon kundër kandidates republikane Kelly Tshibaka që mbështetet nga Trump. E guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, gjithashtu është në garë për t’u rizgjedhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Azia
Kalo në kategori