LAJMI I FUNDIT:

Është aktore e suksesshme, por jeta romantike e Cansu Dere është e ngjashme me serialet turke ku ajo luan

Është aktore e suksesshme, por jeta romantike e Cansu Dere është e ngjashme me serialet turke ku ajo luan
(Foto: Instagram/cansudere/Ezel)

Me talentin dhe bukurinë e saj, ajo shënoi disa nga serialet më të suksesshme turke që u transmetuan edhe në Ballkan, si “Sila”, “Ezel”, “Anne” e “Muhtesem Yuzyil”, por pakkush e di se Cansu Dere nuk është aq e suksesshme në dashuri ashtu siç është në karrierën e saj të aktrimit.

Meqë ra fjala, 41-vjeçarja u diplomua për arkitekturë, por padyshim që nuk ishte profesioni i saj i preferuar, sepse bota e njeh për role të ndryshme në serialet turke.

Gjithashtu në vitin 2000, ajo u shpall Miss Turqia dhe për një kohë u mor me modelim dhe pastaj e gjeti suksesin e saj në jetë – aktrimin.


(Foto: Instagram/cansudere)

Sa i përket jetës romantike, ajo flet pak për jetën private, por mediat e dinë se deri më tani dashuria e saj më e madhe ishte aktori dhe komiku, Cem Yilmaz.

Publikohet lista me 10 femrat më të bukura në Turqi (Foto)
Lexo po ashtu Publikohet lista me 10 femrat më të bukura në Turqi (Foto)

Çifti kaloi gjashtë vite së bashku dhe në një moment Yilmaz i propozoi aktores bukuroshe. Mirëpo, menjëherë pas kësaj, në media doli informacioni se aktori i humorit po e tradhtonte me kolegen e tij, Ahu Yagtu. Cansu më pas i dha fund fejesës, kurse Yilmaz dhe Ahu u martuan dhe u bënë me fëmijë.

(Foto: HaberTurk)

Pas kësaj lidhjeje të dështuar, Dere ra në dashuri me menaxherin e saj, por edhe ajo dashuri nuk përfundoi lavdishëm – mediat raportuan se edhe ai e tradhtoi dhe e la për një grua tjetër.

“Jam e ftohtë si akulli dhe kështu do të mbetem”, kishte thënë Cansu në një rast dhe theksoi se nuk dëshiron të flasë për problemet e dashurisë në intervista.

Ezel dhe Ejshan rikthehen sërish bashkë
Lexo po ashtu Ezel dhe Ejshan rikthehen sërish bashkë

“Disa gjëra thjesht nuk kanë të bëjnë me publikun sepse janë private, kanë të bëjnë vetëm me mua. Unë nuk u justifikoj prindërve të mi, kështu që nuk do ta bëj as për të tjerët”, kishte theksuar aktorja për InStyle.

(Foto: Takvim)

Sipas raportimeve të mediave turke, ajo tash e një kohë është në një lidhje me kolegun Metin Akdulger, i cili është tetë vjet më i ri, gjë që asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta konfirmojë.

Paparacit i kanë parë disa herë bashkë dhe mediat shkruajnë se ata janë dashuruar gjatë xhirimeve të mini-serialit “Personaliteti” në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E vetme në oborrin e Big Brother, Diana Tahiri shpërthen në lot

E vetme në oborrin e Big Brother, Diana Tahiri shpërthen në lot

Magazina
Oriola Marashi mahnit në plazh me bukurinë e saj magjepsëse

Oriola Marashi mahnit në plazh me bukurinë e saj magjepsëse

Magazina
Djali i Angelina Jolie, Knox bën një paraqitje të rrallë, teksa i bashkohet së ëmës në 'Governors Awards’ 2024

Djali i Angelina Jolie, Knox bën një paraqitje të rrallë, teksa i bashkohet së ëmës në 'Governors Awards’ 2024

Magazina
“Pija veç redbull e cigare, rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në libër depresionin pasi u nda nga Mozzik

“Pija veç redbull e cigare, rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në libër depresionin pasi u nda nga Mozzik

“Ka dy javë që nuk më lë rehat” – Xheneta shpjegon te Xuxi sitatën e proteinave: E kam paralajmëruar

“Ka dy javë që nuk më lë rehat” – Xheneta shpjegon te Xuxi sitatën e proteinave: E kam paralajmëruar

Magazina
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

Magazina
Kalo në kategori