LAJMI I FUNDIT:

Është 64 vjeçe dhe ka më shumë meshkuj të interesuar se mbesa e saj: Stërvitet tashmë 16 vite, ndërsa trupi i saj është perfekt!

Është 64 vjeçe dhe ka më shumë meshkuj të interesuar se mbesa e saj: Stërvitet tashmë 16 vite, ndërsa trupi i saj është perfekt!

Afro njëqind mijë ndjekës i dëgjojnë me vëmendje këshillat e saj fantastike!

Kurrë nuk është vonë për të luftuar për lumturinë tuaj dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shëndetin suaj!


Nëna dhe gjyshja e Lesley Maxwell nga Melburni ju tregon këtë në shembullin e saj. Domethënë, kjo gjyshe në formë është 64 vjeçe dhe ka një trup të mahnitshëm! – transmeton Telegrafi.

Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, ajo filloi në mënyrë aktive të merret me sport, pikërisht në prag të dekadës së saj të gjashtë!

Lesley tregon se ajo stërvitet pesë herë në javë, ndërsa ajo filloi të stërvitet rregullisht 16 vjet më parë. Ajo ka mbi 30 tituj vendorë dhe kombëtarë në gara me rroba banje, ndërsa të parin e ka fituar në moshën 50 vjeçare!

– Fitnesi dhe shëndeti janë gjithçka për mua dhe më pëlqen të frymëzoj të tjerat që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të mbajnë një trup të fortë dhe të hollë pavarësisht moshës – ka thënë ajo.

Kjo super grua këshillon që duhet të hani ushqime të pasura me lëndë ushqyese, dhe të shmangni ushqimet e shpejta dhe të rafinuara.

– Këshilla ime është të hani më shumë mish, jo ëmbëlsira. Gjithashtu, zvogëlojini pijet e gazuara, joalkoolike dhe alkoolike, sepse ato janë kalori boshe dhe zakonisht ruhen si yndyrë trupore – këshillon Lesley.

Një nga ritualet e saj të preferuara është një shëtitje pas darkës, të cilën ajo ua rekomandon të gjithëve! Ajo posaçërisht thekson se të gjithë duhet të ndajnë të paktën 15 minuta në ditë për ndonjë aktivitet fizik.

– Mundohuni të ushtroheni çdo ditë dhe do të habiteni që vetëm 15 minuta aktivitete në ditë mund të sjellin rezultate – thotë Lesley.

64-vjeçarja beson se mosha biologjike dhe kronologjike janë dy gjëra të ndryshme dhe se mund të jesh “i vjetër apo i ri sa të duash” varësisht se sa kujdesesh për trupin tënd.

I pëlqen të stërvitet me mbesen e saj, e cili ka konkurrencë serioze kur bëhet fjalë për meshkujt.

– Ajo duket e mrekullueshme për moshën e saj dhe për këtë ka marrë shumë vëmendje nga meshkujt. Jam shumë krenare për të – tha 20-vjeçarja Tia.

– Tani më afrohen djem më të rinj dhe nuk më besojnë kur u them që Tia është mbesa ime. Shumica mendojnë se jam motra e saj më e madhe. Kishte situata kur më afrohej një fëmijë 18 vjeç. Sigurisht që do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më pëlqen dhe kjo është dëshmi se mosha nuk është pengesë për t’u dukur mirë – thotë Lesley duke buzëqeshur.

Ajo e shijon jetën më shumë se kurrë më parë dhe shërben si shembull për të gjithë se mosha nuk është pengesë për çdo gjë që dëshironi vërtet! /Telegrafi/