LAJMI I FUNDIT:

ESHS: Për një për qind është rritur numri i punëtorëve në industri

ESHS: Për një për qind është rritur numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-shtator 2024 është për një për qind më i lartë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa në shtator të vitit 2024 në krahasim me shtatorin e vitit 2023 është ulur për 2,1 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje nga 4.6 % dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 1.0 % derisa rënie vërehet në sektorin Industria përpunuese për 2.7 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4.6 % Produktet kapitale për 6.1 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 24.2 % derisa rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.9 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.6 %.


Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori