Nga: Monika Stafa
Menjëherë pas hovit të madh teknologjik që njohu historia e njerëzimit, në mënyrë të pashmangshme njeriu e shfrytëzoi atë për portretizimin e akteve seksuale, me qëllim kënaqësinë që shkaktonte tek shikuesit.
“Jo pak herë erotika ka qenë një nga forcat shtytëse që ka çuar drejt risive teknologjike”, shkruante John Tierney, një gazetar amerikan në vitin 1994, në ditët e para kur u themelua World Wide Web.
Virtualisht, gjithmonë, që prej skulpturës në Epokën e Gurit e deri në faqet e buletinëve që shfaqeshin në ekranin kompjuterik, erotika ka qenë shkasi për të lindur një medium i ri.
Sot erotika është demokratizuar. Ajo nuk kufizohet më vetëm në faqet e revistave, sepse interneti favorizon këdo që me mjetet e tyre të hedhin aty videot amatore ose ta përdorin Instagramin si një mjet marketingu për të fituar ndonjë monedhë të vogël. Erotika vazhdon të tërheqë gjithmonë e më shumë sidomos atëherë kur modeli kërkon të popullarizohet. Mjafton një tarifë e ulët abonimi mujor dhe ti fiton me kohë më shumë shikues – por dhe më shumë para.
Në Perëndim, sipërmarrja e parë në sjelljen e erotikës para publikut të gjerë erdhi papritur, me shpikjen e shtypshkronjës nga Johannes Gutenberg në vitin 1440. Botuesi gjerman krijoi makinën për të shpërndarë libra, më së shumti Biblën e shtypur në gjuhën e zakonshme të popullit. Shumë shpejt, ajo arriti të stamponte imazhe të vizatuara gjithashtu. Që këtej, makina e shtypit Gutenberg revolucionarizoi rrjedhën e imazhit dhe ideve të reja në Evropë.
Shumë shpejt, vepra arti të paekspozuara dikur u riprodhuan dhe u shkuan masave duke përbërë madje dhe një shkelje në publik.
“Ishte kalimi nga sferat më të larta të shoqërisë drejt një publiku më të gjerë, shkaku i shqetësimit të qarqeve elitare të humanistëve dhe klerikëve të Kishës”, shkruan një kritik arti në katalogun që shoqëronte ekspozitën e vitit 2018-2019 me titullin “Nudot e Rilindjes” në Akademinë Mbretërore të Arteve.
Afërsisht në të njëjtën kohë, me revolucionin e makinës Gutenberg, artistët ringjallën lakuriqësinë në pikturë si një kthim në antikitet dhe si një mënyrë për të humanizuar shenjtorët. Komisione prestigjioze të pikturës për nudot e grave lulëzuan në të gjithë Evropën gjatë Rilindjes. Artistë të famshëm, si Raphaeli dhe Botticelli krijuan një art që binte ndesh me ligjin, i destinuar vetëm për sytë e njerëzve që i përkisnin një elite.
Por, përtej kënaqësisë erotike, vepra të tilla arti kishin koncepte intelektuale. Ato erdhën si një performancë për një kastë të sipërme njerëzish për të shijuar nudot provokuese të pikturuara dhe të skalitura me mjeshtëri.
“Kjo aftësi për të admiruar talentin që qëndron pas veprës së artit, më shumë sesa t’i dorëzohesh dëshirës trupore, tregon virtytin e shikuesit”, shkruajnë kritikët në katalogun e ekspozitës së sipërpërmendur.
Plot tekste të lashta, si tregimet e dashurisë ovidiane u ringjallën prej shtypshkronjës duke qarkulluar nëpër Evropë si libërtha që ndezin të bukurën sensuale pa prekur banalitetin. Grekët dhe romakët i kishin imagjinuar perënditë e tyre si qenie seksuale, ndaj më pas erdhi si modë në epokën e Rilindjes. Gjatë kësaj kohe, nudot femra vlerësoheshin për shkathtësinë e mendjes së tyre; ato kishin një gamë të gjerë qasjesh, që nga mëkatet e epshit dhe krenarisë e deri te dashuria, martesa, pjelloria dhe një varg virtytesh të tjera. Në kopshtet e oborreve të dinastisë Valois-Burgundy në Francë kishin oreks për figura epshore në artin e tyre, ndërsa në Itali dhe Evropën Veriore, piktorët përshkruanin zonjat biblike si Eva, Delila dhe Judit si qenie joshëse që sollën rrënimin e burrit. Edhe pse klerikët e Kishës Katolike porosisnin vepra erotike për kënaqësinë e tyre, ata e konsideruan seksin dhe lakuriqësinë si tabu kur ai filloi të përhapej në popull në formatin e shtypur. Kur ilustrimet provokuese filluan të qarkullojnë gjerësisht, Kisha dha alarmin për ndihmë.
Nxënësi i Raphaelit, Giulio Romano, u bë i njohur për vizatimin e dhomave private të elitës me afreske eksituese, përfshirë Pallatin e Fredericut të II-të Gonzaga, Dukës së Mantovës, dhe rezidencat papale në Vatikan. Afresket e Romanos për Vatikanin vlerësohen si frymëzimi i veprës së parë pornografike të prodhuar për masën.
Më 1524, Marcantonio Raimondi, mjeshtër i skalitjes, kopjoi afresket e Romanos të cilat përshkruanin 16 çifte në pozicione të ndryshme seksi dhe e botoi atë me titullin “Mënyrat”. Marcantonio u burgos përkohësisht për punën e tij dhe Papa Klementi i VII-të urdhëroi që kopjet të shkatërroheshin (disa fragmente të mbetura mund të shihen sot në Muzeun Britanik në Londër).
Megjithatë, kjo iniciativë u tërhoq dhe Kisha Katolike ra viktimë e efektit Streisand (kur përpiqesh të censurosh diçka, përfundon duke e promovuar atë). Megjithë përpjekjet e Papës, albumi “Mënyrat” vazhdoi të qarkullojë. Ky album madje frymëzoi një koleksion sonetesh erotike nga poeti Pietro Aretino, i cili publikoi një botim të dytë të “Mënyrat” me Marcantonion në vitin 1527.
Arti dhe teksti erotik shpesh ecnin paralelisht me njëri-tjetrin, por u desh më shumë se një shekull që pikëpamjet e libertinizmit që erdhi në Francën e epokës së Iluminizmit të shfaqej në letërsi. Një nga librat më të hershëm dhe më të njohur për pornografi ishte “Shkolla e Venusit” që u botua në vitin 1680. /Gazeta “Shqip”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame