LAJMI I FUNDIT:

Eros Grezda shënon në humbjen e thellë që Osijeku e pësoi nga Dinamo Zagrebi

Eros Grezda shënon në humbjen e thellë që Osijeku e pësoi nga Dinamo Zagrebi

Erso Grezda ka gjetur rrugën te goli në këtë fundjavë.

Edhe pse skuadra e tij Osijek u mposht me rezultat të thellë 4-1 nga Dinamo Zagrebi, lojtari shqiptar pati një paraqitje të mirë.

Ishte minuta e 48-të kur Grezda arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 për skuadrën e tij që më pas pësoi tre të tjerë.


Pas javës së tretë në Superligën e Kroacisë, Osijek gjendet në vendin e tetë me vetëm një pikë, ndërsa Dinamo lider me nëntë sosh. /Telegrafi/