Ernis Qestaj ka nisur në mënyrë brilante sezonin e ri me Slaven Belupo, duke realizuar dy gola brenda 30 minutave në ndeshjen e parë përgatitore të para sezonit.

Një NISJE e fuqishme për sulmuesin 18-vjeçar, i cili po shihet si një nga pikat kyçe të fazës ofensive të klubit kroat për edicionin e ri.


Qestaj, me një instinkt të mprehtë për gol, lëvizje inteligjente dhe qetësi në përfundim të aksioneve, ka filluar të fitojë besimin e trajnerit te Slaven Belupo.

Performanca e tij ndaj HUNS është një sinjal i qartë se ky mund të jetë sezoni i afirmimit të plotë për të.

Klubi nga Koprivnica ndër vite ka pasur një lidhje të veçantë me futbollistët shqiptarë, ku shumë emra kanë defiluar në këtë klub. Tani, është radha e Ernis Qestajt për të vazhduar këtë traditë.

Me një sezon të gjatë përpara dhe shumë pritshmëri mbi supe, Qestaj duket i gatshëm të tregojë pse Slaven Belupo e sheh në të një projekt afatgjatë dhe një lider të mundshëm në repartin sulmues. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app