Ernest Muçi fantastik me dy gola, i sjellë fitoren Trabzonsporit - shifra fantastike për aq sa luajti

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ishte protagonist absolut në ndeshjen mes Basaksehir dhe Trabzonsporit, duke shënuar dy gola vendimtarë që i dhanë ekipit të tij një fitore dramatike në minutat e fundit.
24-vjeçari u aktivizua nga stoli në minutën e 63’ dhe pas vetëm 14 minutash arriti të gjejë rrjetën për herë të parë, duke hapur rezultatin pas një aksioni të shpejtë në zonën kundërshtare.
⚽ GOL! Ernest Muçi ⚡
🚨77' Başakşehir 2-3 Trabzonspor
📢 Maç profilde canlı yayında!https://t.co/7JmC0QNcdh sponsorluğuyla. #iBFKvTS pic.twitter.com/JitQRfv99Q
— esreftex1 (@esreftexx) November 24, 2025
Por performanca e tij nuk mbaroi me kaq. Në minutën e 101’, Muçi realizoi edhe golin e dytë për Trabzonsporin dhe të katërtin në ndeshje, duke vulosur fitoren dramatike në frymën e fundit.
⚽ GOL! Ernest Muçi ⚡
🚨101' Başakşehir 3-3 Trabzonspor
📢 Maç profilde canlı yayında!https://t.co/7JmC0QNcdh sponsorluğuyla. #iBFKvTS pic.twitter.com/ls2gnuhbGB
— esreftex1 (@esreftexx) November 24, 2025
Këto ishin dy golat e parë të Muçit me fanellën e Trabzonsporit, dhe ai duket se ka filluar të fitojë besimin e trajnerit Fatih Teke.
Sipas SofaScore, Muçi u vlerësua me notën 9.0, si një nga lojtarët më i mirë në fushë.
Ai tregoi siguri të madhe, duke realizuar 100% pasime të sakta, fituar 2 duele nga 3 dhe shtuar edhe një pasim kyç gjatë kohës që qëndroi në fushë, që ishte rreth një gjysmë ore.
Performanca e tij theksoi aftësitë e sulmuesit shqiptar dhe rolin e rëndësishëm që mund të ketë në fazat vendimtare të sezonit për Trabzonsporin. /Telegrafi/



















































