Enca Haxhia dhe Rigels Rajku që vazhdimisht janë shfaqur si miq shumë të afërt, së fundmi i kanë zbehur raportet me njëri-tjetrin.

Madje dy këngëtarët kanë publikuar një sërë kritikash dhe akuzash nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.


E gjitha duket të ketë filluar nga intervistat e ndara të dyshes në emisione të ndryshme duke bërë që tjetri të mos jetë i kënaqur me atë që është thënë apo kujt i janë etiketuar meritat.

Aktori, këngëtari dhe prezantuesi, Ermal Mamaqi, duke qenë mik i të dyve, u ka bërë një thirrje në rrjetet sociale që t’i rregullojnë marrëdhëniet.

Sidoqoftë, ai nuk është tërhequr nga stili i tij komik edhe në këtë veprim, njofton Telegrafi.

kevin

Ermali ka përdoruar një fotografi të komikut Kevin Hart që zakonisht përdoret si ‘meme’ në internet, për të dërguar mesazhin e tij.

“Ju lutem bëhuni bashkë, nuk mund t’ju shoh jashtë OTR”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/