Sot (e enjte) është duke u mbajtur nata finale e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Ndërkohë është ndarë çmimi i parë dhe Erma Mici u shpall fituese e “Artisti më i mirë debutues”.


Mici, e cila solli në Festival këngën "Kozmosi i Dashurisë", mori vlerësimin maksimal nga juria profesioniste dhe juria e medias.

Screenshot 3 51 Foto: Screenshot/YouTube

“Një emocion i paparë, shumë falënderuese ndaj familjes time që më kanë mbështetur gjithmonë”, u shpreh ajo.

Çmimi vlen të ceket se iu dorëzua këngëtares nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Screenshot 4 45 Foto: Screenshot/YouTube

Sonte po ashtu do të zgjidhet edhe fituesi kryesor që do të performojë Shqipërinë në “Eurovision 2023”.

Në garë tashmë janë disa artistë të mëdhenj si: Filloreta Raçi – Fifi, Elsa Lila, Manjolla Nallbani, Albina Kelmendi, Evi Reçi etj. /Telegrafi/