Erkan Shabani: Këshilli i komunës së Butelit ka marrë vendim antikushtetues
Sipas tij, Vendimi i këshillit komunal të Butelit nga ana e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së është antikushtetues dhe si i tillë duhet të anulohet. Ndërsa aktorët duhet të vëndohen para përgjegjësisë ligjore. Ky vendim është sjellë pa pëlqimin e këshilltarëve shqiptarë sipas parimit të votimit me Badenter.
Miratimin e këtij vendimi jo vetëm që paraqet një provokim të hapur ndaj popullatës shqiptare të kësaj komune por në të njejtën kohë është antiligjor dhe i njëjti menjëherë duhet të anulohet, deklaron Shabani.
Ai thotë se vendimi i miratuar nga Këshilli i Komunës se Butelit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 80a të Ligjit për ndërtim pasi Këshilli i Komunës së Butellit nuk ka të miratuar programe vjetore për vendosje të piasjeve urbane për vitin 2016 që nënkupton që e njëjta nuk ka marrë mendim pozitiv nga qyteti i Shkupit.
Në fund të reagimit, Shabani njofton se LR-PDSH do ta ankimojë Vendimin e sjellë nga Këshilli i Komunës se Butellit për vendosjen e kryqit në Komunën e Butelit në të gjitha institucionet shtetërore: Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë për pushtet lokal, Inspektoratin shtetëror për pushtet lokal…..dhe do të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë aktorët e përfshirë në realizimin e kësaj vepre që nxit tensione fetare dhe etnike duke e ditur përbërjen etnike dhe fetare te kësaj komune. /Telegrafi/

















































