Erërat e forta bëjnë që aeroplani të shtyhet nga njëra anë në tjetrën derisa po aterronte në ishullin grek, fluturakja tjetër anuloi zbritjen nga frika e më të keqes

Një video rrëqethëse amatore shfaq momentin kur aeroplanët me të arritur në ishullin grek Rhodes, kanë probleme të prekin pistën si pasojë e erërave të forta duke bërë që njëra prej fluturakeve të shtyhet nga njëra anë në tjetër – e tjetra anulon zbritjen në pistë.
Videoja është shpërndarë në platformën TikTok, ku shihet njëri prej aeroplanëve në aeroportin ndërkombëtar të Rhode – duke bërë një zbritje të dhunshme, pasi të dy krahët për pak sa nuk i përplasen në pistë, transmeton Telegrafi.
E aeroplani tjetër i aviokompanisë Laura detyrohet të anulojë aterrimin, si pasojë e erërave të fuqishme që ishin krijuar nga një stuhi.
Një kaos i tillë i udhëtimeve është shpërndarë në pothuajse tërë Greqinë gjatë fundjavës së kaluar, si pasojë e erërave të fuqishme.
Një fluturim nga Brukseli drejt Rhode është devijuar për në Athinë, për shkak të kushteve të rënda atmosferike, është bërë e ditur në Avaitation 24. /Telegrafi/



















































