Ndryshimet e motit sot në vend, kanë bërë që në disa komuna të ketë erëra të fuqishme.

Erëra të fuqishme ka pasur në disa vende të qytetit të Pejës, ku nga pamjet e publikuara shihet se janë shkaktuar dëme materiale.


Nga Komuna e Pejës në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë raport zyrtar se a ka dëme të mëdha.

“Po ka pasur erëra në disa vende. Drejtori i emergjencave ka dalë në teren dhe ende nuk kemi marrë raport zyrtar nëse ka dëme të mëdha apo jo”, ka thënë Arianit Demaj, shef i zyrës për informim në komunën e Pejës. /Telegrafi/

227072024 4239368029517173 3365592154938194474 n 1

231319743 4239368042850505 7891971371428369282 n 1