LAJMI I FUNDIT:

Erdogan telefonon Putinin: Ende vlen oferta për një takim me Zelenskyn në Stamboll

Erdogan telefonon Putinin: Ende vlen oferta për një takim me Zelenskyn në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, tha se bisedimet “pozitive dhe konstruktive” midis Rusisë dhe Ukrainës këtë javë në Stamboll kanë rritur shpresat për paqe.

Në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, thuhet se presidenti Erdogan përsëriti gjithashtu ofertën për të pritur Putinin dhe homologun e ukrainas, Volodymyr Zelensky për bisedime, për të siguruar paqen midis Moskës dhe Kievit.

Putin shprehu falënderimet për presidentin Erdogan për pritjen e bisedimeve të paqes në Stamboll, shtohet në deklaratë, raporton aa.


Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll këtë të martë u panë si një përparim në përpjekjet për të ndalur armiqësitë që, sipas shifrave të fundit të OKB-së, kanë marrë jetën e të paktën 1.232 civilëve dhe kanë lënë 1.935 të tjerë të plagosur që nga 24 shkurti.

Pas takimit të Stambollit, një negociator ukrainas tha se Kievi e dëshiron Turqinë midis vendeve që do të jenë garantuese në çdo marrëveshje me Moskën.

Më parë gjatë muajit, Turqia mblodhi gjithashtu ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Antalya, takimi i parë i zyrtarëve të lartë të qeverisë nga të dy palët që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori