LAJMI I FUNDIT:

Erdogan flet rreth luftimeve në Siri

Erdogan flet rreth luftimeve në Siri

Duke adresuar çështjet kyçe rajonale, duke përfshirë situatën e vazhdueshme në Siri, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan uroi të premten që marshimi i forcave rebele drejt Damaskut të vazhdojë pa aksidente dhe fatkeqësi.

“Idlib, Hama, Homs dhe qëllimi është sigurisht Damasku. Po vazhdon marshimi i opozitës. Dëshira jonë është që ky marshim në Siri të vazhdojë pa aksidente dhe fatkeqësi”, tha Erdogan para gazetarëve pas namazit të së premtes në Stamboll.

Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin me lidershipin sirian, duke thënë se “ne ftuam (Bashar al) Assadin. Ne thamë, ‘Ejani, të vendosim së bashku të ardhmen e Sirisë’. Fatkeqësisht, nuk morëm përgjigje pozitive për këtë”.


Sa i përket Libanit, Erdogan theksoi rrethanat e vështira në vend, shkruan reuters.

“Libani është në një situatë shumë të vështirë. Gjithçka është rrënuar. Ka kërkesa për ndihmë. Në një kohë kur bota hesht, ne do të vazhdojmë me ndihmën tonë”, tha lideri turk.

Duke bërë thirrje për unitet në Liban, Erdogan theksoi angazhimin e Ankarasë për të mbështetur kombin e goditur nga kriza.

Ndryshe, rebelët sirianë kanë nisur një kryengritje dhe për synim kanë heqjen nga pushteti të Assadit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një politikan amerikan shkoi në vijën e frontit në Ukrainë, i shkroi një mesazh Putinit në raketë

Një politikan amerikan shkoi në vijën e frontit në Ukrainë, i shkroi një mesazh Putinit në raketë

Botë
Ndodh shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës - publikohen pamjet

Ndodh shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës - publikohen pamjet

Evropa

"Një sulm rus ndaj Evropës dhe NATO-s mund të fillojë këtu", Lituania forcon korridorin e rëndësishëm

Botë
Vjen reagimi i parë i Zelenskyt pasi Putin shpalli armëpushimin e përkohshëm

Vjen reagimi i parë i Zelenskyt pasi Putin shpalli armëpushimin e përkohshëm

Botë
Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Evropa
Befasojnë shkencëtarët, pikat e shiut mund të jenë burim i ri i energjisë së pastër

Befasojnë shkencëtarët, pikat e shiut mund të jenë burim i ri i energjisë së pastër

Botë
Kalo në kategori