LAJMI I FUNDIT:

Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Ankaraja pohoi se është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve sot.

Në një fjalim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi Izraelin dhe bëri thirrje për unitet islamik në mesin e “vëllezërve dhe motrave”.

Sipas Jerusalem Post, Erdogan pretendoi se Izraeli po e keqësonte “situatën në Jerusalem dhe Palestinë” çdo ditë, përcjell Telegrafi.


Ai tha se Izraeli nuk e njeh drejtësinë, ligjin, të drejtat e njerëzimit dhe se kjo “thellon krizën në rajon kundër myslimanëve”.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi së mbrojturi të drejtat e palestinezëve dhe të qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të shtypurit”, citohet të ketë thënë presidenti turk.

Udhëheqësi i Turqisë pretendoi se vendi dëshiron të “mbrojë më mirë fëmijët, gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara nga kërcënimet perëndimore”.

PO sipas JP, Erdogan gjithashtu tha se myslimanët janë një e katërta e botës, por janë të izoluar dhe se myslimanët duhet të bashkohen për të shtyrë ndikimin e tyre politik dhe “aftësinë kulturore” për të sjellë civilizimin islam në “vendin e tij të duhur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori