Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka pritur në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Vizita e tij u cilësua si një moment i veçantë për komunën dhe një shembull i vlerave të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy popujve.


Gjatë takimit, kryetari Atiq dhe ish-presidenti Moisiu zhvilluan një bisedë mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën Veriore, sfidat me të cilat përballet komuniteti lokal, si dhe mundësitë për përparim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim, përcjell Telegrafi.

Moisiu shprehu interesim të veçantë për gjendjen aktuale në komunë dhe inkurajoi përpjekjet për ruajtjen e paqes, bashkëjetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ai vuri theksin tek rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit si themel për një të ardhme më të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/