Një shtëpi në Prishtinë ka mbetur pa kulm si pasojë e erës së fortë. Rasti ka ndodhur në lagjen Kolovicë e vjetër, në Rrugën “Mirsad Gashi”. Fatmirësisht me këtë rast nuk ka pasur të lënduar, pasi që kulmi ka rënë në murin e një shtëpie tjetër.
Pronari i shtëpisë, Alban Bekteshi, ka thënë se nuk ka qenë në shtëpi në kohën e incidentit, por që ka ardhur kur është lajmëruar nga familja e tij.
“Mbasi dola, e pashë çka ka ndodhë, domethanë i ka ra kësaj shpisë knej, nafaka që janë kanë fëmitë në shkollë se ka mujt m’u ba dam edhe ma i madh, se ka fmi shumë që lujnë ksajde, me pasë ra ka ana tjetër, ka mujt me ndodhë diçka ma e madhe. Po shyqyr zotit që kena pshtu me kaq”, tha Bekteshi.
Ai thotë se pas incidentit kanë njoftuar policinë, e cila i ka drejtuar tek Qendra Emergjente e komunës, por sipas tij, ata nuk i kanë ndihmuar e as nuk i kanë premtuar për ndonjë ndihmë eventuale.
“Janë dal do të Komunës. Dulen i banën do foto, do sene edhe shkun, thanë që ‘na nuk kem çka bajmë ma shumë’. Tash unë nuk po di as qysh me mujtë me hek kto, me hjek kto tani munet me m’shkaktu edhe naj sen ma shumë kjo frymë, ata veç i banën nja dy foto edhe shkun”, tha Bekteshi.
Bekteshi ka thënë po ashtu se ndihen të rrezikuar edhe nga rryma, pasi që pjesa e kulmit të rrënuar është në afërsi të telave të rrymës.
“Rryma është në përdorim për momentin. Unë veç e kam nalë veç sa mos me shkaktu naj problem ose diçka. Tash e kam lëshu apet, domethanë naj llastër a diçka, me prek naj tel, edhe mujmë me kanë edhe ma të rrezikum tash, prej rryme”, tha Bekteshi.
Ndërkaq, sipas të dhënave të dhënave nga Qendra Emergjente në Prishtinë, gjatë ditës së sotme janë evidentuar rreth 20 raste të dëmeve nga erërat e forta.
KosovaPress ka tentuar të marr një përgjigje nga komuna për të mësuar nëse banorëve që kanë pësuar dëmtime materiale do t;u dilet në ndihmë, por asnjë nga ta nuk e kanë hapur telefonin.
Gjatë ditës kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në hapësira të mbyllura. Ai ka njoftuar qytetarët që të lajmërohen në këta numra në raste emergjente: 080012233 ose 080012244.
Edhe eksperti Tahir Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, ndërkohë që ka njoftuar se këto erëra priten të vazhdojnë edhe disa ditë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës