Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 24 marsin si një ditë me rëndësi historike për Kosovën, duke e lidhur atë me Epopean e Dukagjinit dhe ndërhyrjen e NATO-s një vit më vonë.

Haradinaj ka përkujtuar tre dëshmorët që ranë më 24 Mars 1998 – Hima, Gazmendi dhe Agroni – duke theksuar se sakrifica e tyre nuk e theu rezistencën, por përkundrazi, shërbeu si frymëzim për të vazhduar luftën për liri.


“Flamurin e tyre e mbajtëm lartë, për UÇK-në çdo i rënë ishte plagë e mbështjellur me frymëzim që të mos ndalonim deri në momentin kulmor, atë ditë kur NATO në krye me SHBA dha sinjalin që Kosova po çlirohej, që lufta jonë ishte e drejtë,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka nderuar të rënët e asaj dite dhe ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët, duke rikujtuar se “NATO në qiell e UÇK në tokë” ndaluan përfundimisht regjimin e Millosheviqit dhe i hapën rrugë pavarësisë së Kosovës.