Poezi nga: Hilaire Belloc  Përkthyer nga: Besnik Hamiti dhe Agron Shala

Ceremonia madhështore dhe absurde u shpalos,
Kur kufoma e politikanit u varros.
Të njohurit e tij e tallnin dhe e shanin
Unë qava: sepse doja që ta varnin


Edhe diçka për të njëjtin

Ky, më i shquari në sojin e vet,
Korruptoi, ngacmoi, mashtroi dhe shantazoi çdo vjet:
Por vdekjen madje edhe politikanët do të dështojnë
Ta korruptojnë ose mashtrojnë, ta ngacmojnë ose shantazhojnë.

Për një politikan tjetër

Politikani i vdekur dhe në baltë i shndërruar,
Mund të bëhej një tapë erën për ta ndaluar
S’më pëlqejnë shkujat, por prapë dyshoj
Tapën ta prek me dorë veten ta detyroj.

Edhe për një tjetër

Fama Manipuluesit të saj të dashur lavdi i dhuron,
Dhe Manipuluesi është i pavdekshëm për sa kohë që jeton.

Epitaf mbi vetveten

Lauda tu Ilarion audacem et splendidum, Ti që gjithmonë gjërat i fillon dhe kurrë nuk i mbaron.