Çdo të diel në ora 20:00 shfaqen episodet e reja të serialit të famshëm “Schengen Visa”, tani sapo doli “Kur t’don baballaki”.

Ky episod sjell skena shumë qesharake duke filluar nga Nëntori, i cili i ka ikur dentistit se është frikësuar shumë, në anën tjetër Lulja ia luan shumë Ibrahimit, deri në atë pikë sa ai bëhet shumë keq nga inati.


Axhi Basri bën panik  se i ndalet laptopi, Liria e vazhdon punën e lumtur, kurse Xhejmsi e hap edhe një biznes të ri. Për të mësuar se çka, shikoni episodin e plotë më poshtë.

“Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në platformën GjirafaVideo.com.