Episodi i ri “Kodi XXX” i serialit “Schengen Visa”: Nëntori i ka parë të gjitha sezonet e Mashës

Është lansuar episodi i 14 i serialit të famshëm “Schengen Visa”.
Axhi Basri i tregon Ibrahimit që Masha në Rusi është aktore e filmave për të rritur dhe sigurisht që Ibrahimi shokohet nga kjo e vërtetë.
Gjatë gjithë episodit secili mundohet në mënyrën e vet që ta kthjellë Ibrahimin mirë po secili gabon me storiet që i zgjedhin për t'ia treguar.
Nëntori i tregon që i ka parë të gjitha sezonet ku luan Masha dhe i është dukur shumë i çuditshëm episodi me picamen, Liria i thotë që do t'i bëjë sehire Lules që të dashurohet në Ibrën, Xhemajli i thotë që do t'ia rritë rrogën.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com.
Shikojeni episodin e plotë në videon e mëposhtme.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































