LAJMI I FUNDIT:

Epidemiologu Alimehmeti: Këtë dimër gripi është më agresiv, kujdes me përdorimin e antibiotikëve

Epidemiologu Alimehmeti: Këtë dimër gripi është më agresiv, kujdes me përdorimin e antibiotikëve

Vala e infektimeve nga gripi ende nuk ka shënuar kulmin e saj. Për shkak edhe të motit të mirë, piku i infektimeve këtë dimër parashikohet të arrihet në fund të muajit janar, në fillim të shkurtit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha për A2CNN se kjo situatë ishte e pritshme. Të dhënat e para nga shtetet e Hemisferës Jugore flisnin për një grip më agresiv përballë një popullsie që tashmë kishte imunitet ndaj COVID-it, por jo ndaj gripit.


Sa i përket klinikës, mjekët e cilësojnë një grip rebel, me temperaturë të lartë që zgjat për disa ditë, shoqëruar me ethe dhe lodhje. Vetëm në rast komplikacionesh mund të përdoren antibiotikë, por vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ashtu si kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj edhe epidemiologu Alimehmeti thotë se situata që po përjeton Kina me koronavirusin është larg Evropës, e cila tashmë ka dalë nga faza akute e pandemisë.

E meqenëse gripi është më aktiv këtë vit, e kjo dihej edhe nga autoritetet shëndetësore, Alimehmeti thotë se duhet të ishin marrë masat më herët në mënyrë që vaksinimi anti-grip të kryhej në tetor, dhe dozat të ishin më të shtuara për të mbuluar të gjitha kategoritë e riskut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori