Enzo e pranon se i pëlqen të jetoj në Madrid, Reali fërkon duart

Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, ka tërhequr vëmendjen e mediave evropiane pas një deklarate të fundit ku shprehu hapur admirimin për Madrid.
Ylli argjentinas pranoi se do të dëshironte të jetonte në kryeqytetin spanjoll, duke e përshkruar atë si një qytet të bukur që i kujton vendlindjen e tij, Buenos Aires.
“Do të doja shumë të jetoja në Madrid. Është një qytet i bukur; më kujton Buenos Airesin”, u shpreh ai.
Megjithatë, kur u pyet për mundësinë e transferimit te ndonjë nga klubet e qytetit, mesfushori buzëqeshi dhe zgjodhi të mos japë koment, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.

Këto deklarata kanë rindezur menjëherë spekulimet rreth të ardhmes së tij në “Stamford Bridge”, me raportet e mëparshme që e lidhin lojtarin me një ëndërr për të veshur fanellën e Real Madrid.
Edhe pse nuk ka asnjë lëvizje konkrete në merkato, fjalët e tij kanë vënë në alarm klubet elitare evropiane, të cilat mund të monitorojnë nga afër situatën e tij në muajt në vijim.
Për momentin, Chelsea e konsideron Fernandez një pjesë kyçe të projektit, por në futboll, deklarata të tilla shpesh janë fillimi i historive më të mëdha në tregun e transferimeve. /Telegrafi/




















































