Enver Hoxhaj është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës, i cili u zgjodh kryetar i Mitrovicës.

Me 80 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, ai është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.


Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, deputetin, Enver Hoxhaj.

Kuvdeni i KOsoves seanca e nentorit

“Propozoj deputetin, profesor Enver Hoxhaj për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës", tha Tahiri. /Telegrafi/

Kuvendi i Kosoves