LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani: Thaçi më nxori jashtë loje, pasi kishte frikë mos hyja në politikë (Video)

Enver Hasani: Thaçi më nxori jashtë loje, pasi kishte frikë mos hyja në politikë (Video)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se puna e tij e suksesshme në krye të Gjykatës Kushtetuese i ka frikuar shumë akterë politikë në Kosovë.

Hasani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ambicie politike për t’u bërë president i Kosovës.


“Dhjetë muaj para se të vinte rasti [në Gjykatën kushtetuese] i kam thënë Fatmir Sejdiut se ishte duke shkelur Kushtetutën dhe do t’ia bien rastin në Kushtetuese. Ai më ka pyetur privatisht dhe unë i kam treguar. Nuk ka qenë konflikt interesi, pasi unë nuk kam folur publikisht”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se kur ka ndodhur VLAN-i, ai është kërcënuar dhe se familja e tij ka përjetuar terror.

“Sot mendoj se ato vendime kanë qenë vendime me rëndësi kolosale për zhvillimin e demokracisë kushtetuese në Kosovë nga të cilat unë nuk kam përfituar asgjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hasani ka thënë se qysh në vitin 2015 ai ishte deklaruar se Thaçi ka urdhëruar Lumezin për t’i ngritur atij aktakuzat.

“Mua më janë ngritur akuzat fiktive, që të gjithë e dinë se unë fare nuk kam pasur lidhje me to…Thaçi ka dhënë urdhër për t’u ngritur akuzat ndaj meje. E ka bërë këtë pasi ka besuar ai dhe shumë të tjerë se mund të më nxjerrin prej jetës publike në mënyrë administrative, të më nxjerrin jashtë loje pasi kanë pasur frikë se unë mund të hyja në procese të caktuara me dikë e me asociua në politikë sepse emri im ka shkuar shumë lartë në kuptimin pozitiv sa kam qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese”.

Hasani: S’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja (Video)
Lexo po ashtu Hasani: S’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja (Video)

“Edhe institucionit që i kam pri, edhe ajo përbërje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet që janë marrë në atë kohë janë vlerësuar lartë dhe sot merren shembull në botime ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Enver Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori