LAJMI I FUNDIT:

Enver Dugolli me 41 vite kontribut për çlirim, kandidon me numrin 41 nga Vetëvendosje

Enver Dugolli me 41 vite kontribut për çlirim, kandidon me numrin 41 nga Vetëvendosje

Numri 41 një simbolike e veçante për Enver Dugollin i cili është kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Enver Dugolli në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se numri me të cilin po kandidon për deputet nga LVV  ka një simbolik te veçantë pasi në vitin 1980, pikërisht 41 vite më parë ai u bë për herë të parë anëtar i grupit të organizuar politik e atdhetar që vepronte në ilegalitet.


Për Enverin tani janë bërë 41 vite aktivitet e përpjekje për liri e çlirim.

Viti 2021 e gjen Enverin me numrin 41 në listën e referendumit.

Ndryshe një ditë më parë Enver Dugolli ka pritur në Drenas kandidatin për kryeministër Albin Kurtin bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ku shkruan se gjithkund e gjithandej ndihej entuziazmi për fitoren e madhe në referendumin e 14 shkurtit dhe se Drenica do t’a vulosë fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Enver Dugolli ishte i burgosur politik nga regjimi serb ne vitin 1981 dhe 1997 me mbi 10 vite, ku pasi u lirua shërbeu ne TMK e FSK dhe përfundoi shërbimin me gradën gjeneral në pension.

Në Qeverinë Kurti ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. Është autor i librit “Qark i (Pa)mbyllur burgjesh” të cilin ua kushton shokëve të rënë nëpër burgjet serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori