Enis Potoku shpreh ngushëllime pas vdekjes së kitaristit Valton Berisha

Anëtar i grupit “Purgatory”, Valton Berisha, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e hënë).
Pas vdekjes së tij kanë reaguar një numër i madh i të famshmëve, të cilët ishin bashkëpunëtor me muzikantin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, artisti Enis Potoku shprehu ngushëllime ndaj humbjes së Valton Berishës.
“Vaton, ishim si vëllezër, lami për vdekjen tënde na ka përgjysmuar, u prefsh në paqe e të betohem që do të takohemi në një botë më të mirë vëlla”, ka shkruar ai.
Po ashtu, ai përmes këtij shkrimi pati rastin të ngushëlloj edhe familjarët dhe shokët e tij më të ngushtë.

Kujtojmë se “Purgatory” që mbeti pa Valtonin, njihet si një prej rok-grupeve nga vitet e nëntëdhjeta që është tërhequr dhe rikthyer kohë pas kohe. /Telegrafi/

























































