LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e Jurgen Klopp: Ky pritet të jetë formacioni startues i Liverpoolit me katër nënshkrime të reja

Ëndrra e Jurgen Klopp: Ky pritet të jetë formacioni startues i Liverpoolit me katër nënshkrime të reja

Liverpool kishte një sezon për tu harruar dhe vëmendja tani është kthyer tek mënyra se si ata mund të përmirësohen për sezonin e ardhshëm.

Një vend i pestë do të thotë mungesë në Ligën e Kampionëve, pra gjiganti anglez do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Mesfusha është nënvizuar si zona e tyre kryesore e dobët, pasi lojtarët e afruar ndër vite nuk arritën të japin atë që pritej.


Klopp pranon se ka pritur gjatë për t'i përmirësuar gabimet te Liverpooli
Lexo po ashtu Klopp pranon se ka pritur gjatë për t'i përmirësuar gabimet te Liverpooli

Pra investimi më i madh pritet të bëhet në mesfushë, ku Jurgen Klopp ka zgjedhur disa emra.

Me Mason Mount që duket i destinuar për një lëvizje te Manchester United, rindërtimi i mesfushës së Klopp nuk do të përfshijë lojtarin e Chelseat. Por Reds duket se kanë goditur me yllin e Brighton, Alexis Mac Allister.

Po ashtu flitet edhe për afrimin e mesfushorit të Nice, Khephren Thuram, me 22 vjeçarin që zhvilloi një sezon të mirë dhe mori fresë edhe nga Didier Deschamps muaj më parë.

Klopp: Nëse dikush dëshiron të largohet se nuk luajmë në Ligën e Kampionëve, unë do ta dërgoj me veturën time
Lexo po ashtu Klopp: Nëse dikush dëshiron të largohet se nuk luajmë në Ligën e Kampionëve, unë do ta dërgoj me veturën time

Edhe mesfushori i Bayern Munichut, Ryan Gravenberch, gjithashtu është lidhur me një kalim në Anfield. Nga të mbeturit, Fabinhon dhe Stefan Bajcetic , po ashtu janë në planet e Klopp.

Sa i përket mbrojtjes francezi Benjamin Pavard i Bayern Munich pëlqehet nga Liverpool.  27-vjeçari ka informuar Bayern Munich se dëshiron të vazhdojë tutje verë dhe do t’i ofrojë Klopp opsione të mëtejshme si në qendër ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.


Formulari i mundshëm i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Pavard, Van Dijk, Robertson; Thuram, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Gakpo, Diaz.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori