Këngëtari i ri Endrit Elshani shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.

"Nora" mban titullin kënga e tij e re e punuar nga producentët Zzap dhe Chriss, gjersa tekstin e ka shkruar Getinjo.


Kënga do të shoqërohet edhe me videoklip, për të cilin kanë punuar me përkushtim të madh produksioni Entermedia.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, të cilat janë realizuar kryesisht në zona të mbyllura, teksa të shtunën në orën 18:00 publikohet premiera e tij.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, të cilat ua sjellim në vazhdim. /Telegrafi/

endri22

endri33