Endoskopi Medikal dhe CIAR Health Global me partneritet të ri në sektorin e shëndetësisë në Kosovë

Një nga përfaqësuesit më të fuqishëm të sektorit të pajisjeve mjekësore në Turqi, Endoskopi Medikal, së bashku me markat lidere nga Evropa dhe Amerika, po hap një kapitull të ri në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Endoskopi Medikal; Richard Wolf, Riwospine Spinal Surgery, EMS, ELASTA dhe ELvation Medical GmbH (PiezoWave2 Shockwave Therapy) janë disa nga markat botërore që kompani përfaqëson fuqishëm në Turqi dhe Euroazi.
Për më shumë se 30 vite, kompania ka qenë lidere në projektet e spitaleve shtetërore, spitaleve universitare dhe projekteve të mëdha shëndetësore.
Me shërbimet e saj në pajisje mjekësore, mirëmbajtje teknike dhe riparim, kompania ka vendosur standarde të qëndrueshmërisë dhe sigurisë në treg. Ky potencial global tani po hyn zyrtarisht në Kosovë përmes partneritetit me CIARHealth Global.
Një faqe e re për infrastrukturën shëndetësore të Kosovës CIAR Health Global, me përvojën e saj në organizimin e pacientëve ndërkombëtarë, menaxhimin e klinikave dhe investimet në shëndetësi, e nisi vitin 2025 me prezantimin e markës së fuqishme turke të multivitaminave dhe kolagjenit Voonka në Kosovë.
Tani, këtë përvojë po e bashkon me fuqinë teknologjike të Endoskopi Medikal për të filluar një proces të ri zhvillimi në Kosovë.
Ky partneritet nuk do të kufizohet vetëm në furnizimin me pajisje; por gjithashtu do të përfshijë shërbime teknike afatgjata, programe trajnimi dhe aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve për profesionistët shëndetësorë në Kosovë.
Drejtori i CIAR Health Global për Kosovë, Gazmend Ternava, deklaroi: "Ardhja e markave të fuqishme ndërkombëtare që përfaqëson Endoskopi Medikal në Kosovë është një hap strategjik për sistemin shëndetësor të vendit tonë. Si CIAR Health Global, dëshirojmë të theksojmë se ky proces nuk kufizohet vetëm me furnizimin e pajisjeve. Përmes programeve të trajnimit, mbështetjes teknike dhe bashkëpunimeve klinike, do të kontribuojmë drejtpërdrejt në modernizimin e infrastrukturës shëndetësore të Kosovës. Qëllimi ynë është që mjekët dhe spitalet tona të kenë qasje në teknologji dhe garanci sipas standardeve ndërkombëtare.”
Ndikimi në sektor
Falë këtij partneriteti, profesionistët shëndetësorë në Kosovë do të kenë akses të drejtpërdrejtë në pajisjet më të avancuara që deri tani ishin të disponueshme vetëm në qendrat kryesore mjekësore në Turqi dhe Evropë.
Në veçanti në fushat e kirurgjisë, fizioterapisë dhe rehabilitimit, kujdesit intensiv dhe projekteve spitalore, ky bashkëpunim pritet të shënojë fillimin e një transformimi afatgjatë në sistemin shëndetësor të vendit.
Endoskopi Medikal dhe CIAR Health Global, me këtë partneritet strategjik, janë të gatshëm të formësojnë të ardhmen e teknologjive shëndetësore në Kosovë.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri telefonit: +383 48 522 577
Email: info@ciarmedical.com
Instagram: ciarhealthglobal
Facebook: Ciar Health Global
Adresa: Rr Ymer Aliu Ob Z7, nr 10 4, Prishtina 10000 / Adnan Kahveci Mah. Şişhane Cad. Tria Zigana Ofis C Blok NO:3/2 DAİRE:57 BEYLİKDÜZÜ / İSTANBUL


































