Nuk ka rëndësi kur dhe ku ia nis. Oresti Kasmollari është një prej lojtarëve të talentuar që ka kaluar nëpër kombëtaret e moshave.
Mesfushori, tashmë 18 vjeç, është pjesë e Shqipërisë U19 dhe Dinamos së rikthyer në “Abissnet Superiore”. Në rubrikën “Talenti shqiptar” Oresti tregon hapat e parë në futboll, si u ndje kur veshi fanellën kuqezi të Kombëtares, përjetimin e golit ndaj Skocicë U17, synimet që ka dhe lojtarin që e motivon atë.
Oresti, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Ku e keni nisur dhe kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?
– Futbollin e kam nisur në moshën 6-vjeçare. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të bëhem futbollist profesionist. Hapat e para i hodha në qytetin e Pogradecit. Familja ime është ajo që më ka shtyrë drejt këtij sporti.
Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?
– Personi që më këshillon dhe që më qëndron afër më shumë është vëllai im i madh. Gjithashtu edhe babai dhe njerëzit e mi të afërt.
Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U15? E mbani mend ndeshjen e parë?
– Kur mora ftesën e parë nga Kombtarja u gëzova shumë, pasi është nder të përfaqesosh kombëtaren e vendit tënd. Ndeshja ime e parë me Shqipërinë ka qenë kundër përfaqësueses së Kosovës.
Si ka qenë për ju t’i ngjisni shkallët një e nga një, duke kaluar nga Kombëtarja U15 deri tek ajo U19 tani?
– Për mua ka qenë diçka shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë për të shkuar nga Kombëtarja U15 deri te Kombëtarja U19. Duhet shumë punë të përfaqësosh kombin shqiptar, por akoma nuk e kam arritur ëndrrën time. Dua të përfaqësoj Kombëtaren A.
Keni provuar edhe të shënoni me fanellën kuqezi, ndaj Skocisë U-17. Çfarë ndjenje përjetuat?
– U ndjeva shumë krenar kur shënova kundër Skocisë. Emocionet më të mëdha i kam përjetuar te kjo ndeshje, pasi është privilegj të shënosh për Kombëtaren shqiptare dhe në kompeticionin europian.
Cili është pozicioni ku ju pëlqen të luani më shumë?
– Pozicioni që më pëlqen më shumë të luaj është mesfushor qendre. Që i vogël e kam nisur në atë pozicion.
Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull?
– Lojtari që më motivon më së shumti është Granit Xhaka, pasi kemi afërsisht karakterin e njëjtë dhe mënyrën se si luajmë në fushë.
Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?
– Synimi im më i madh është që një ditë të luaj në një nga ligat më të forta të Europës dhe për këtë do punoj fort që t’ia arrij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi