Sapo kanë filluar gërmimet për varrezë masive tek Ura e Ibrit.

Interesimi është i madh, ndërsa të pranishëm janë edhe medieve të huaja, qytetarë të Mitrovicës.


Aty janë parë edhe ekipi nga Prishtina si dhe udhëheqës të Mitrovicës.

121 1

1211

12111

121111

Ende s’kanë filluar gërmimet për varrezë masive tek ura e Ibrit (Foto)

Ende nuk kanë filluar gërmimet tek ura e Ibrit në Mitrovicë ku po dyshohet për varrezë masive, edhe pse fillimi i gërmimit ishte planifikuar për në ora 10:00.

Të pranishëm në atë pjesë shihen forca të KFOR-it dhe qytetarë të Muitrovicës, ndërkaq po pritet që një ekip nga Prishtina të jetë në vendngjarje për të filluar gërmimi, raporton Telegrafi.

Millorad Trifunovic, kryetar i Shoqatës së personave serb të pagjetur në Kosovë në një prononcim për media tha se është i lumtur për fillimin e gërmimeve këtu tek ura e Ibrit.

Sipas tij , ka ardhur koha që të thyhet kjo heshtje për çështjen e personave të pagjetur.

“Ka dëshmitar për një gjë tillë, andaj ka ardhur koha që kjo heshtje të thyhet dhe të tregohen gjërat ashtu si janë”, tha ai. /Telegrafi/

3 118

4 90

8 35

9 32