LAJMI I FUNDIT:

Ende pa e kryer mandatin në Romë, Gërvalla e kthen diplomatin në MPJD për “nevoja të brendshme”

Ende pa e kryer mandatin në Romë, Gërvalla e kthen diplomatin në MPJD për “nevoja të brendshme”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka marrë vendim (të cilin e ka siguruar Portali Dukagjini nga burimet brenda ministrisë) që Bejtullah Destani, i cili ka shërbyer me gradën diplomatike Ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Romë, të kthehet në Kosovë në këtë dikaster që të sistemohet për “nevojat e brendshme”, ende pa e përfunduar mandatin e tij në Itali.

Portali Dukagjini ka mësuar se sistemimi i diplomatit Destani në MPJD do të bëhet përmes një vendimi të Sekretarit të Përgjithshëm, vendim ky i cili duhet të nxirret më së voni deri më 30.04.2023.

Ndërsa, vendimi për kthimin e diplomatit Destani në MPJD mbanë datën 16 mars dhe protokolluar një ditë pas, më 17 mars 2023.


Vendimi i kryediplomates Donika Gërvalla për kthimin e diplomatit Bejtullah Destani nga misioni diplomatik në Romë, ku po shërbente në MPJD për “nevoja të brendshme – faqe 1 nga 2

Ky vendim është marrë me arsyetimin se Destani me gradën diplomatike Ministër Këshilltar i caktuar të shërbejë në Ambasadën e Kosovës në Romë/Itali me vendimin 362/2020 i datës 14 korrik 2020 të MPJD-së, duke marrë parasysh nevojat e ministrisë dhe me qëllim të përmbushjes së nevojave të punës ashtu siç përcaktohet në nenin 22 të Ligjit Nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili ka përcaktuar se “Përfaqësuesit diplomatikë qëndrojnë në shërbim në të njëjtin mision diplomatik për një periudhë (4) vjeçare ose ndryshe siç kërkohet për të përmbushur nevojat e Ministrisë”…andaj Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vendosur në dispozitiv të këtij vendimi.

“Tërheqja e të gjithë përfaqësueseve të tjerë diplomatikë, duke mos e përfshirë shefin e misionit, për të njëjtat arsye të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, bëhet me urdhrin e Ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në nenin 23, paragrafi 1, pika 1.1 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

E, bazuar në këtë, Gërvalla ka kthyer nga Roma diplomatin, për nevoja pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, Dukagjini ka adresuar pyetje në këtë Ministri lidhur më këtë çështje, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Vendimi i kryediplomates Donika Gërvalla për kthimin e diplomatit Bejtullah Destani nga misioni diplomatik në Romë ku po shërbente në MPJD për “nevoja të brendshme – faqe 2 nga 2.

Vendimi i kryediplomates Donika Gërvalla për kthimin e diplomatit Bejtullah Destani nga misioni diplomatik në Romë ku po shërbente në MPJD për “nevoja të brendshme – faqe 2 nga 2.

Ndryshimet e shpeshta të pushteteve në Kosovë kanë shkaktuar ndryshime edhe në shërbimin diplomatik të Kosovës. Këto ndryshime gjithsesi kanë lënë zbrazëti në përfaqësim të vendit.

Madje, për një periudhë të gjatë kohore pas ardhjes në krye të diplomacisë kosovare të Donika Gërvallës, thuajse të gjitha ambasadat e Kosovës në kryeqendrat e vendimmarrjes në Evropë, po ashtu edhe në SHBA e Australi, kishin mbetur pa ambasador./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori