Derisa në krye të shtetit si ushtruese e detyrës së postit të Presidentit është Vjosa Osmani, partitë politike ende nuk kanë caktuar datë të takimit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Edhe pse për këtë gjë ditë më parë kishte deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa se këtë javë do të organizojnë tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, mirëpo ende nuk është caktuar ndonjë datë për këtë takim.
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një përgjigje dërguar Telegrafit, kanë thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke u koordinuar me liderët e subjekteve parlamentare për një datë të takimit.
“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke u koordinuar me liderët e subjekteve parlamentare për një datë të takimit. Për ditën e takimit do të njoftohen mediat”, kanë thënë nga zyra e informimit të LDK-së për Telegrafin.
Edhe nga zyra e informimit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Telegrafin kanë thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë zyrtare nga LDK-ja.
“Jo nuk kemi pranuar asnjë ftesë zyrtare”, thanë zyrtarë të PDK-së.
Telegrafi ka provuar të marrë përgjigje edhe nga zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri tash.
Mustafa pati deklaruar se zgjedhjet duhet të shmangen dhe të gjendet një zgjidhje për presidentin.
Ndërsa nga AAK kanë deklaruar se lideri i tyre, Ramush Haradinaj do të kandidojë për postin e President të vendit, për të cilën çështje ata këmbëngulin vazhdimisht.
Ndërkaq, ish presidenti Hashim Thaçi pati dhënë dorëheqje një muaj më parë nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës, nga Dhomat e Specializuara, në Hagë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri