LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka dal iPhone 12, por analistët “zbulojnë” se çfarë mund të presim nga iPhone 13

Ende nuk ka dal iPhone 12, por analistët “zbulojnë” se çfarë mund të presim nga iPhone 13

iPhone 12 nga Apple pritet të mbërrijë këtë muaj, por disa analistë tashmë janë duke parë përpara se çfarë gjiganti i teknologjisë mund të ketë planifikuar për vitin e ardhshëm.

Parashikimet e fundit u ndanë nga Ross Young, themelues dhe CEO i Display Supply Chain Consultants, një firmë kërkimore e specializuar në të dhënat që lidhen me produktet e Apple, transmeton Telegrafi.

Young kohët e fundit postoi disa parashikime në Twitter në lidhje me atë që të presim, duke filluar nga madhësia e ekranit dhe kamera e iPhone 13, si dhe detajet që lidhen me iPhone SE të ardhshëm.


Informacioni bazohet në kërkime nga firma bankare e investimeve Mizuho Securities, dhe disa nga detajet bien në përputhje me gjetjet nga Display Supply Chain Consultants, shkroi Young.

Apple nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Business Insider për koment.

Gjetjet sugjerojnë se iPhone 2021 mund të mbajnë të njëjtën madhësi të ekranit si iPhone i ardhshëm 12.

Shkrimi në Twitter-i i Young tregon se iPhone 13 mund të vijë në variante 5.42-inç dhe 6.06-inç, ndërsa iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max më i madh mund të jetë i disponueshëm në madhësi 6.06-inç dhe 6.67-inç.

iPhonet e rinj që pritet të prezantohen nga Apple përfshijë një iPhone 12 5.4 dhe 6.1 inç, një iPhone 12 Pro 6.1 inç dhe një iPhone 12 6.7 inç. Modelet e iPhone 12 pritet gjithashtu që të gjithë të kenë ekrane OLED.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se Apple mund të lëshojë një tjetër iPhone SE në vitin 2022 që vjen me një ekran 6-inç dhe një sensor të gjurmës së gishtit në vend të Face ID.

Përndryshe, hulumtimi që Young ndau në Twitter sugjeron që iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max do të vijnë të dy me kamera me lente të trefishta dhe Face ID. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind

A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind

Lojëra
Google

Google "i kundërpërgjigjet" DeepSeek - prezanton Gemini 2.0 Flash

Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim

Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Kalo në kategori