Enca tregon ndjenjat patriotike me një fotografi provokuese në bikini nga plazhi

Pas angazhimeve të shumta muzikore, këngëtarja Enca Haxhia është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.
Së fundmi, Enca vendosi të tregojë ndjenjat e saj patriotike, duke pozuar krah flamurit kombëtar.
Teksa dukej mjaft atraktive dhe prvokuese në bikini të kuqe, këngëtarja ka marrë pranë shkëmbit në plazh flamurin e Shqipërisë dhe ka pozuar pranë tij.
"100 për qind shqiptare", ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtij imazhi të ndarë me dy milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Përndryshe, Enca po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit, "Jealous", që është pritur mirë nga fansat e saj të shumtë. /Telegrafi/
































































