Enca Haxhia ka publikuar video në rrjetet sociale duke prezantuar veturën e re luksoze.

Këngëtarja numëron mbi 2.3 milionë ndjekës në Instagram, të cilët i ka njoftuar për automjetin e ri që e ka blerë.


Është fjala për një veturë të markës Range Rover, ndërsa Enca në videot e publikuara, ajo shfaqet duke e vozitur.

“Enca jo më me Benza, mirë se vjen në shtëpi loçka Rover”, shkruan pranë videos së shpërndarë në Instagram.

Ndryshe, fansat e këngëtares janë në pritje të realizimit të ri muzikor, të cilin ajo e ka paralajmëruar. /Telegrafi/

enca1 (Foto: Screenshot/Instagram/enca)